Procesi i integrimit në BE, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Procesi i integrimit në BE, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të shkëputet për procesin e Integrimit drejt Bashkimit Evropian nga Maqedonia e Veriut. Ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov, tha se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nga Maqedonia e Veriut, bazuar në arritjet e saj. Aktualisht, procesi i dy shteteve është i lidhur së bashku dhe vetoja e Sofjes ndaj Shkupit bllokon edhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE edhe me Shqipërinë.

Teksa ka konfirmuar edhe një herë veton e saj për nisjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari, tha se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë kriteret për të zhbllokuar procesin.

 “Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i mbulon kriteret për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha pas takimit ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov.

Aleksandrov gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria ka propozuar disa opsione për tejkalimin e çështjeve me Maqedoninë e Veriut, lidhur me të drejtat e njerëzve me kombësi bullgare, si dhe me zbatimin e traktatit të miqësisë të nënshkruar mes dy shteteve.

“Partnerët tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjnë angazhime specifike detyruese, një pjesë e të cilave të përmbushen brenda një afati të shkurtër dhe pjesa tjetër të përfshihet në kërkesat e ardhshme të negociatave. Derisa kjo të ndodhë, nuk mund të pritet përparim në procesin e zgjerimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Aleksandrov.

Bullgaria ishte nën presionin ndërkombëtar për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pak ditë më parë, SHBA, i kërkoi Sofjes të gjente një kompromis dhe të zgjidhte situatën. Në një letër drejtuar ambasadorit të Bullgarisë në Uashington, Tihomir Stoytchev, SHBA theksonte se bllokimi i mëtejshëm i procesit do të hapte derën për ndikim më të fortë rus dhe kinez në rajon.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja