Integrimi në BE, Klajda Gjosha: Qershori vendimtar për negociatat, LSI e gatshme për çdo sakrificë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ,Klajda Gjosha nisur nga thirrja e Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, për dialog konstruktiv mes partive politike, është deklaruar së fundi se muaji qershor është vendimtar për çeljen e negociave me Bashkimin Europian.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se ka ardhur koha që çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të verë në krye të prioritete të ardhmen e Shqipërisë, e cila sipas saj është e lidhur me Europën.

 Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

 Klajda Gjosha, deputete e LSI-së

Teksa akuzon  kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut duke vene ne në fokus interesat në vend të prioriteteve evropiane, Gjosha thotë se nuk ka asnj moment për të humbur dhe partia që ajo përfaqëson është e gatshme të sakrifikoj çdo gjë për çuar përpara këtë proces.

Konstatojmë se Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut, ka zgjedhur provokimin në vend të komunikimit dhe interesat dhe prioritet të tjera dhe jo ato evropiane dhe euroatlantike. Është e qartë për të gjitha shqiptarët që procesi i integrimit europian dhe objektivi madhor i çeljes së negociatave kanë vetëm një pengesë që është Kryeministri, i cili ka zgjedhur në vend të platformave dhe objektivave të integrimit, gjuhën e memeve vulgare.LSI do vazhdojë me këmbëngulje të pandryshuar të mbështesë vetëm një axhendë, atë të integrimit europian dhe të refuzojë axhenda të tjera të errëta", u shpreh Gjosha.

Deklarata e plotë e Klajda Gjosha:

Jam sot këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për një çështje madhore, prioritetin e çdo prioriteti që është procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.Duke marrë shkas nga deklaratat e komisionerit Hahn, si dhe nga mesazhett e rëndësishme të dhëna sot gjatë ceremonisë së Presidencës rumune nga ambasadori i delegacionit evropian në Shqipëri, Z. Sorecca për dialog konstruktiv mes partive për reformat kyçe, dëshiroj ti bëj thirrje të gjitha palëve politike, se Shqipëria nuk ka më asnjë moment për humbur për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Konstatojmë se Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut, ka zgjedhur provokimin në vend të komunikimit dhe interesat dhe prioritet të tjera dhe jo ato evropiane dhe euroatlantike.Është e qartë për të gjitha shqiptarët që procesi i integrimit europian dhe objektivi madhor i çeljes së negociatave kanë vetëm një pengesë që është Kryeministri, i cili ka zgjedhur në vend të platformave dhe objektivave të integrimit, gjuhën e memeve vulgare.

LSI do vazhdojë me këmbëngulje të pandryshuar të mbështesë vetëm një axhendë, atë të integrimit europian dhe të refuzojë axhenda të tjera të errëta.Sot është dita që çdo politikan, çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të vërë përpara çdo gjëje të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Europën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 23/01/2019 08:12

    LSI e gatshme per cdo sakrifice per mos t'iu hapur drita jeshile shqiptareve. Boll na hapet barkun me keto deklarata se po shohim veprat tuaja perdite.

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/01/2019 18:53

    Levizja sipas interesit duhet te zhduket sae pare;ishte kolera e politikes ne vend dhe me njrrz te blete pa asnje nivel politik dhe shoqeror te infektuare nga pronarja meikrobin e ndyre vet te interesit dhe fjalorit te ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar