Komisioni i jashtëm i PE miraton amendimet e PPE: Ndjekje penale për shitblerjen e votës (Rezoluta pa ndikim në vendim e BE për mbajtjen e Konferencë Ndërqeveritare)

Komisioni i jashtëm i PE miraton amendimet e PPE: Ndjekje penale për shitblerjen e votës (Rezoluta pa ndikim në vendim e BE për mbajtjen e Konferencë Ndërqeveritare)

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar amendamentet e raportit të Partive të Djathta Europiane për Shqipërinë. Raporti është përpiluar nga reporterja Isabel Santos dhe iu nënshtrua amendameteve që u bënë nga David Lega i PPE dhe kolege te tjerë. Duhet theksuar se këto amendamente erdhen nga PPE, simotra e PD, si dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në vendim e vendeve anëtare të BE në lidhje mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e vendit.

Në raport thuhet se zgjedhjet e 25 prillit janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, PE kërkon të dënohet shitblerja e votës, ndërsa theksohet se ndryshimet në reformën zgjedhore duhen zbatuar sipas rekomandimeve të OSBE. Këto amendamente theksojnë se ndryshimet në reformën zgjedhore u miratuan në përputhje me rekomandimet e OSBE.

“Thekson se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin e strukturave demokratike të vendit dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik, Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE. Pretendimet për blerjen e votës duhet të ndiqen penalisht. Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar. Shpreh shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”, thuhet në amendimet e PPE.

Një nga pikat që përmendet në amendament është edhe lufta kundër korrupsionit, ndërsa mirëpret hapat drejt funksionaliteti të Gjykatës së Lartë.

"Theksojmë nevojën që Shqipëria ka për të luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe vëren me shqetësim se pretendimet për korrupsion vazhdojnë të minojnë besimi i publikut tek qeveria dhe institucionet demokratike në përgjithësi. Mirëpret krijimin e organeve anti-korrupsion dhe vëren progresin e arritur në legjislacioni anti-korrupsion; si dhe vlerëson hetimet e thelluara nga SPAK dhe GJKKO. Theksojmë nevojën për të ruajtur pavarësinë e tyre dhe efektiviteti në mënyrë që të luftohet në mënyrë efektive korrupsioni dhe krimi i organizuar", thuhet në amendament e PPE.

Gjithashtu mirëpritet pjesëmarrja e Shqipërisë në iniciativën mini-Shengen, si një mjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërfqinjësore duke siguruar mundësi të reja për qytetarët shqiptarë edhe për biznes.

"Mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në iniciativën mini-Shengen si një mjet për të përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore dhe për të siguruar mundësi të reja për qytetarët dhe biznesin", thuhet në dokument.

Në këto propozime vlerësohet edhe bashkëpunimi i BE me Ballkanin Perëndimor për përballimin e sfidave të përbashkëta si pandemia.

"Ndërsa pandemia e vazhdueshme ka demonstruar qartë se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë të trajtojë së bashku sfidat e përbashkëta", thuhet ne raport.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Miratohet projekt-rezoluta për Shqipërinë, Balla bisedë telefonike me Santos: Shqipëria i ka plotësuar kushte, raporti kërkoi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.

Balla ka falenderuar raportuesen Santos për raportin ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

"Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve - online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.  Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit", shkruan Balla.

Ora 17:46
Miratimi i Projekt-Rezolutës për Shqipërinë, reagon Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira, votën do ta mbrojmë me çdo çmim

1614856202_Ipatitulluar2.jpg

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të Projekt Rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Meta shkruan se nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që shton se nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184. Po ashtu presidenti shton se votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim.

‘Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!  Nuk ka përparim pa u dënuar autorët Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.’- shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presidenti i BE Ilir Meta: 04/03/2021 21:15

    Ne cilEsine e presidenti te BE urdheroj asnje bisedim me shqiperine. Po nuk me pelqyen rezultatet e votimit do i shpall te vjedhura votat.Vojokushet e skraparit dhe micsokolet e cepanit te behen gati per cdo cmim.me i pranushem eshte cmimi 1997.

    Përgjigju
  • KASAP rexhep hajdar leka ] KASAP ]: 04/03/2021 20:52

    O ilir floriri ti hidhu përdridhu shkumëzo burgut ti si shpëto. Shqiptarët jan popull inteligjent e Edi Rama do fitoi mbi 80 vota. Ktë mbaje mend nga mua rexhep hajdar leka që jam shkencëtar e flas 15 gjuh të huaja. Like hike like e ke mren o like floriri

    Përgjigju
  • Anomas: 04/03/2021 19:47

    Ky eshte i pari qe duhet te denohet....njeri i cmendur qe spo gjen rehat me veten se e di qe eshte i mbaruar...i neveritshem dhe njekohesisht e turpshme per ne qe eshte ne krye te shtetit.

    Përgjigju
  • shpk leshi: 04/03/2021 19:35

    ky do fitore me pahir.se po mos fiton nuk quhen zgjedhje se si duket ka paguar shume leke dhe nuk do i dalin llogarit ndryshe nuk ka shpjegim.ose ka shume frike sic dihet.keshtu qe do se sben rremuj ose fitore ne tavolin,,sa te trash i mendon shqiptaret ky palopresident?si veten e tij?

    Përgjigju
  • Endri: 04/03/2021 18:53

    Leh o qen IM. Sa me behet qejfi kur te shoh qe deliron. Keshtu te pafsha dhe shpresoj qe heret a vone te ti konfiskojne ca nga ato pasurite qe ke vene duke vjedhur nga leket tona

    Përgjigju
  • Ardian: 04/03/2021 18:22

    O qen me mora... po dridhesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin