Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e një klime të mirë politike në Ballkanin Perëndimor si një çelës drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Gjithashtu ai tha se dhe vetë unioni nuk ndodhet në momentin e tij më të mirë kjo për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit.
Rama u shpreh se në Ballkanin Perëndimor ka frikë për të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj.
"Realiteti është i dukshëm, jeta është edhe më e fortë se realiteti. Nëse ballkani perëndimor gjendet në një moment inkurajues sa i takon potencialit për bashkëpunim që po çlirohet ngadalë kjo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të përkeqësohen në raste dëshpërimi. Pandemia tregoi se sa e prekshme është bota sot. Duke hedhur sytë nga vendet e mëdha që luftonin për maska dhe të mendosh trilionat e investuara në ushtri dhe shkencë ishte mjaftë tronditëse. Ishte një farë ngushëllimi për ne pasi njëherë nuk pamë që të kishte të fuqishëm dhe të dobët. Dua të besoj që të jetë një mësim i mirë se sa shumë të ndërlidhur jemi sot dhe sa siguria e prosperiteti i njërit varet nga tjetri. Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe ndarjes së botës në kështjella të ndryshme është çmenduri dhe nuk është zgjidhja që pretendohet se është. Unë besoj fort. Ne në rajonin e ballkanit perëndimor jemi të qartë për të. BE nuk është në formën e tij më të mirë. Ka shumë shpërqëndrime dhe vuan nga një frikë mjaft e ndjeshme. Ka frikë për të ardhmen. Duket sikur nevoja për tu rizgjedhur kanë krijuar një lloj përzgjedhje që shndërrohet në politika dhe dëmton të ardhmen e projektit të madh europian. Ne duhet të bëjmë maksimumin. Është kyçe që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Kemi një jetë të përzierë. Ka shumë grekë që jetojnë në Shqipëri. Ne duhet të ndryshojmë qëndrimin dhe t'i shohim këto prani tona si thesar. Është thelbësore që të ndihemi më të fortë" - tha Rama
Lajmi kryesor:
'Marrëveshja e detit në 2009 në Kushtetuese'/ Rama- Bakoyannis-it: S'ka pasur ndërhyrje nga Turqia! Erdogan s'është anti-grek
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37