Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është takuar me deputeten Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për Çështjet Evropiane, ku në fokus të diskutimit ka qenë progres raporti i KE-së për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi, kërkon që dialogu politik konstruktiv, duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.

‘Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.’- shkruan Tabaku.