Integrimi në BE, Zef Bushati: Interesat e politikanëve dolën në pah dhe komplikuan punën! Gjosha: Maqedonia ka pasur dakordësi, për Shqipërinë fajin e ka qeveria

Ecuria e vendit tonë drejt integrimit në BE, është tema e sotme në emisionin "Pa Protokoll", ku në fokus janë qëndrimet e fundit të ndërkombëtarëve. Zëvendës ministri i integrimit Zef Bushati lidhur me problematikat tha se ato vijnë për shkak se të gjitha palët politike në vendin tonë kanë ndjekur interesat personale.

"Është bërë një histori pak e gjatë por jo më e gjatë se e disa shteteve të tjera. Me thënë të vërtetën puna nuk është se filloi në këtë mënyrë. Për përafrimin e legjislacionit u punua shumë. Gjatë këtyre viteve është punuar për përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE. U komplikua puna se filluan të dalin në evidencë interesat. Ky është problem më i gjerë se sa një ministër. PD kur është në opozitë premton se kur të vijmë ne do tu marrim në punë etj, edhe kur ishte PS, pra të dyja e përdorin administratën për të marrë pushtetin. Të dy palëve u ka kushtuar miliona dhe miliarda lekë. Dalim te interesat që kanë. Të dyja palët kanë interesa te reforma zgjedhore, sepse të dyja u ulën. Prandaj është shkruajtur në kushtetutë se zgjedhjet janë të barabarta. BE mund ta ketë fajin nga dashamirësia e madhe që mund të ketë ndaj Shqipërisë. Të gjitha shtetet anëtare të BE nuk është se nuk kanë eksperiencë politike për ta marrë vesh se çfarë bën politika shqiptare, tha Bushati.

Ndërkaq edhe Arben Kashahu, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD, ka thënë se deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel ka qenë një sinjal i qartë, që sipas tij Shqipëria po refuzohet sërish.

"Deklarata e kancelares ishte një sinal i qartë. Duket se Shqipëria po refuzohet serish. Për të qenë më i saktë nuk është Shqipëria që po refuzohet por qeveria. Ka nje arsye mosecja perpara. Në 30 vjet pos komunizëm është opozita më konstruktive në Shqipëri. Ka plotësuar të vetmin gjysmë kusht që i takonte opozitës, që ishte pjesëmarja në reformën zgjedhore. Gjithçka që mbetet pa plotësuar nuk e ka plotësuar qeveria", tha Kashahu.

Ndërsa ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka thënë se Maqedonia e Veriut ka pasur dakordësi për vazhdimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa situata për Shqipërinë sipas saj është ndryshe dhe për këtë fajëson qeverinë. Në këtë periudhë sipas saj, minimumi që duhet të kishte bërë Shqipëria është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, thotë ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Gjosha: Maqedonia e Veriut ka pasur dakordësi për konferencën ndërqeveritare, për Shqipërinë situata ndryshe! Fajin e ka qeveria

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndërsa ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE ka thënë se Maqedonia e Veriut ka pasur dakordësi për vazhdimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa situata për Shqipërinë sipas saj është ndryshe dhe për këtë fajëson qeverinë.

"Nuk është momenti të flasim për problemet e BE. Për Maqedoninë e Veriut ka pasur një dakordësi të gjera për vazhdimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Për Shqipërinë është ndryshe dhe këtë fajin  e ka thënë edhe Merkel ku kuptohet në mënyrë diplomatike se përse është ndryshe për Shqipërinë. Në fakt problematikat kryesore janë mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë. Është e pafalshme që një qeveri po mbyll mandatin e saj pa patur një institucion ku mund të japë llogari.

Integrimi europian ska të bëjë me politikat tona elektorale. Procesi i integrimit ka të bëjë me kritere të cilat ne si anashkalojmë dot. Zoti Nesuri thotë se Shqipëria ka plotësuar 2 parakushtet për konferencën e parë", tha ajo.

Në këtë periudhë sipas saj, minimumi që duhet të kishte bërë Shqipëria është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, thotë ajo.

"Edhe kur Shqipëria të jetë një vend anëtar do të fillojë të reformojë vetveten. Minimumi duhet të kishim ngritur gjykatën kushtetuese. Duhet tu japim qytetarëve një mundësi për të shkuar në zgjedhje. Edhe nga opinioni i Venecias ka një sërë problematikash, duke filluar nga mungesa e dialogut mes palëve, ndryshimet e njëanshme në Kod. Gjithmonë politika del mbi çdo gjë tjetër për të treguar se është vet zot dhe vet shkop. Edhe vetë BE, ka dashur të presë opinionin e Venecias për të kuptuar se çfarë ka ndodhur", shtoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KASAP LEKA: 05/12/2020 11:28

    O klajda surat hardhuca më dëgjo mu Rexhep Lekën që kam qen kasap në kombinatin e mishit e mundës me 7 klas shkoll. Por kur erdhi demokracia un bona 3 fakultete e mu duhet me më dëgju ju jeni partia më pler e ruzullit toksor mor kljda hajdute që nuk le gjo pa vjedh e tani na del e dërdëllit o klajda hipolit.

    Përgjigju
  • Endri: 05/12/2020 06:16

    E dijme mire kush e ka fajin mos u merzit. Me 25 Prill do e shprehim qarte

    Përgjigju
  • tosi: 05/12/2020 05:35

    Doli prap kjo gjatoshja dymetroshe qe qe e qan fare pogonishten dhe Baftjarin me raki Skrapari. Kjo Klajda surrattepsija, surratnallonja qe e mbushi ministrine e integrimit me militante te pashkolluar dhe deri tek kusherinjte e shtate del dhe jep mend. Di ka futur ne ministri dhe militante pa arsim te mesem ne sherbimet ndihmese.

    Përgjigju
  • Mahmut shqiptari: 04/12/2020 23:29

    Foli shura e LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve