Kryeministri Edi Rama theksoi se brenda këtij viti do të përmbyllin të gjitha hapjen e grupkapitujve. Kreu i qeverisë përmendi edhe “periudhën e poshtërimit 3-vjeçare të Shqipërisë”, siç e cilësoi ai, kur ndërsa Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave, disa vende e bllokonin.  

“Do ta mbyllim vitin me të gjithë kapitujt e hapur. Kjo ka ardhur si rezultat i faktit që dua ta risjell në vëmendje. Në vitet e poshtërimit, siç i quaj, kur na jepte Kadiu por na e refuzonte Aliu, dmth kur KE rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të një apo dy tre vendeve s’arrinte dot, ne kemi bërë atë që e kam përsëritur asaj kohe. Jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Dhe për këtë arsye grupi unë negociator ka shkëlqyer në këtë process sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë por ka qenë i mirë stërvitur gjatë epokës tre vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë. Sot ne i dimë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdor AI për këtë process. Dhe falë Diellës ne bëjmë trasnferimin me shpejtësi të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar me të Shqipërisë dhe nga ana tjetër kryejmë me përpikmëri objektivat ne kalendarin e përbashkët dhe analizojmë me durim dhe përulësi të gjitha ato që këtu janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Progresraporti/ Gonzato: Kemi hyrë në fazë vendimtare për në BE, adresoni bashkërisht reformat! Rama: PS nuk ikën nga qeveria pa u anëtarësuar