Integrimi, Topalli: Qëllimi ynë
Ambasadorët: Përshpejtoni reformat

Integrimi, Topalli: Qëllimi ynë<br />Ambasadorët: Përshpejtoni reformat
TIRANE- Konferenca e gjashtë e komisioneve parlamentare të integrimit europian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizim Asocimit është zhvilluar sot paradite në Tiranë. Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth vunë theksin edhe një herë në plotësimin e 12 prioriteteve, si kusht për të ecur përpara në procesin e integrimit.

“Integrimi bazohet te merita. Janë bërë shumë gjëra, por ka ende për të bërë. Rajoni ka fuqi transformuese dhe shembulli më i mirë për këtë është Kroacia. Plotësimi i 12 prioriteteve mbetet kusht për integrimin” nënvizoi Sequi.

Në të njëjtën linjë edhe ambasadori i OSBE-së Wollfarth deklaroi se integrimi duhet të jetë në krye të axhendës politike dhe kërkoi përshpejtimin e reformës zgjedhore, reformës në fushën e pronave. Madje në këtë drejtim ai deklaroi se legjislacioni është konfliktual.

Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit tha se integrimi është qëllim i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, dhe shprehu besimin se Shqipëria së shpejti do të fitojë statusin e vendit kandidat.

Muajt e fundit ka pasur progres për votimin e ligjeve të rëndësishme, janë votuar disa kode të rëndësishme, janë në proces reforma zgjedhore dhe parlamentare dhe po avancojnë bazuar në marrëveshjen e 14 nëntorit me opozitën” tha Topalli. Ndërsa kryetari i komisionit të integrimit, deputeti socialist Ditmir Bushati tha se opozita I ka përmbushur detyrimet për integrimin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona