Integrimi, Xhaçka takim me homologun portugez: Reformat në rrugën e duhur! Konferenca ndërqeveritare brenda qershorit 2021
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Jashtëm portugez Augustos Santos Silva
Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka zhvilloi sot një bisedë me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva.
Në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit. Ministrja Xhacka e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.
Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.
Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërrmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.
Ministrja Xhaçka falenderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit.
Të dy vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet raspektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28