Integrimi/ Zv.ministri gjerman konfirmon mbështetjen për Shqipërinë: Rezultate në forcimin e shtetit të së drejtës 

Integrimi/ Zv.ministri gjerman konfirmon mbështetjen për Shqipërinë: Rezultate në forcimin e shtetit të së drejtës 

Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Drejtësisë, njëkohësisht zv.ministri Christian Lange, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim të zgjeruar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Lange ka shprehur sërish mbështetjen maksimale për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vënë theksin te merita që ka implementimi i reformës në drejtësi sipas standardeve më të mira të përcaktuara nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara. 

Teksa i ka shprehur vlerësimet maksimale ministres Gjonaj për punën e bërë, Lange nënvizoi se Berlini zyrtar ka konstatuar rezultate të jashtëzakonshme në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.  Ai është shfaqur optimist mbi çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku njoftoi se së në mbledhjen e fundit të Partisë Socialdemokrate në Gjermani, votimi ishte unanimisht pro çeljes së negociatave.

Disa nga detajet e takimit, janë përcjellë përmes një statusi në rrjetin social Facebook edhe nga ministrja Etilda Gjonaj. Kjo e fundit ka falenderuar zyrtarin e lartë për të gjithë mbështetjen që i ka ofruar që në fillesat e reformës në drejtësi.  

Ndër të tjera Gjonaj shkruan:
“Pata nderin të prisja Sekretarin e Shtetit në Ministrinë gjermane të Drejtësisë  z. Christian Lange, një mik, një përkrahës dhe bashkëpunëtor i vyer në reformat më të rëndësishme që kemi ndërmarrë për forcimin e shtetit të së drejtës. 

Duke vlerësuar maksimalisht arritjet e deritanishme, Z. Lange konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit në proceset integruese të Shqipërisë. 

E sigurova z. Lange për vullnetin e Qeverisë dhe angazhimin tim personal në krye të ministrisë që drejtoj, e cila ka përmbushur dhe po përmbush të gjitha objektivat e nevojshme për zbatimin e reformës në drejtësi, si edhe mbi rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit. 
Gjatë takimit, u garantua mbështetje e mëtejshme nga Ministria gjermane e Drejtësisë mbi fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës”,
nënvizon Gjonaj. 

Gjatë takimit, Lange u tregua i gatshëm që Gjermania mund të ndihmojë më shumë proceset reformuese të  Ministrisë së Drejtësisë përmes EURALIUS dhe IRZ (GIZ) duke vendosur theksin tek një bashkëpunim i thelluar në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg