Inteligjenca amerikane paralajmëron Pandeli Majkon: Të rrezikohet jeta, ish-kryeministri: S'kam frikë

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka deklaruar për Fox News se i është komunikuar nga zyrtarët amerikanë se duhet të rrisë masat e sigurisë pas kërcënimeve që ka marrë për jetën nga Irani. Ndërsa Majko është shprehur për Fox News se nuk ka frikë.

Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit është shprehur se nuk ka dyshim që komplotet vijnë nga udhëheqja e regjimit.

Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me sulmet që ISIS kreu me turmat e mëdha duke shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish. Këto komplote u miratuan nga Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit.

Mohammad Mohaddessin

Kërcënimet e supozuara terroriste bëhen vetëm për të rritur presionin ndaj BE-së për të braktisur kundërshtimet e saj ndaj sanksioneve dhe për të për të ushtruar presion mbi Iranin për të ndryshuar regjimin.

Sipas artikullit, Shqipëria është e rëndësishme sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi “Fox News” se autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë për akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale