Sistemet me Inteligjencë Artificiale po krijojnë gjithnjë e më shumë pavarësi duke marrë vetë edhe vendime. Drejtuesi i ‘Acromax’, Aldor Nini, shprehet se e ka parë këtë situatë në kompaninë e tij përmes një sistemi që e instaluan dhe e larguan brenda 3 ditësh.

Nini shpjegon në “Repolitix” në Report Tv se sistemi ndërmori vetë veprime sigurie në kurriz të një punonjësi pa zotëruar një autorizim të posaçëm.

“Testuam një sistem që për 3 ditë e hoqëm nga puna. Në vend që të lexonte mesazhet që i dërgonim sistemit, lexonte mesazhet mes punonjësve. Ndërmori vetë veprime sigurie sepse cilësoi që një punonjësi nuk i ishin hequr akseset dhe ia hoqi vetë. Më dërgoi edhe mua email. Nëse nuk do të më ishte dërguar, s’do të isha në dijeni për asgjë. Vendimet i kishte marrë vetë, s’ishte i programuar”, tha Nini.


Lajmi kryesor:

FBI alarm për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka! Eksperti: Me një kompjuter mund të shkaktosh kaos