Inteligjenca artificiale është një term që e dëgjojmë gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Thuhet se shumë profesione do të zhduken, disa të tjerë do të jenë të padobishem e miliona vende pune në mbarë botën do të zevendesohen nga teknologjia. Përse i trembet e ardhmja Inteligjences Artificiale?
Kompani të ndryshmë në botë, të përballur me dyshime për stabilitetin e vendeve të punës me ardhjen e inteligjencës artificiale, kane bërë analiza për të ardhmen e vendeve të punës dhe ndryshimet që do të sjellë kjo lloj teknologjie.
Analizat arrijnë në përfundimin se inteligjenca artificiale do të ndikojë në 80% të vendeve të punës në të ardhmen e afërt.
Nga kjo, 10% do të thotë zëvendësim i punës në tërësi, ndërsa 19% do të kryejnë gjysmën e detyrave.
Një tjetër nga përfundimet sugjeron se punët që do të vënë re më shumë praninë e sistemeve të AI janë ato me “të ardhura më të larta”.
Mbrëmjen e kaluar në “Esencë” u fol pikërisht për profesionet e se ardhmes. Pedagogu Erion Muça tregojë se vetë tregu i punës ka pësuar ndryshime të mëdha që pas pandemisë ku siç dihet me dhjetra profesione u pershtatën duke u kthyer online.
Sipas Agi Haxhiymeri duhet të jemi të pergatitur te transformojmë profesionet tona sipas asaj që koha na imponon.
“Secili profesion që parashikoni në të ardhmen duhet të mendoni sipermarrjen, sepse shumë profesione do të largohen dhe duhet të parashikojmë të jemi të mbrojtur”- u shpreh ai.
“Në një 50 vjeçar shumë shërbime do të kryhen me chip-a të cilat janë duke u testuar. Chip-at do të ndahen në degë të caktuara ku psh mjekët do të mund të diagnostikojnë sëmundjet me shpejt ose njerëzit do të arrijnë të komunikojnë me njëri-tjetrin pa zë”, tha Haxhiymeri.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 795
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV
21 Mars, 22:07
-
Sali Berisha, si e përdori funeralin e Azem Hajdarit për të pushtuar RTSH-në! Atë ditë më morën peng! Dëshmia e Martin Lekës në Esencë
14 Mars, 21:55
-
Ku po arrin inteligjenca artificiale? Aplikacion që zbulon kancerin e lëkurës me 1 foto! Ekspertët: KUJDES! Mjeku flet i fundit
13 Mars, 15:25
-
Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale!Ambasadorja franceze: Ju ndihmojmë në integrimin drejt BE
11 Mars, 11:39
-
Dezinformimi rus/ Raporti: 3.6 milion artikuj pro-rusë kanë infektuar sistemet e inteligjencës artificiale
9 Mars, 10:06
-
Meleqja, mësuesja e parë rome në Shqipëri dhe Idrizi mësuesi 10 vjeçar i analfabetizmit! Esencë-Report Tv
7 Mars, 21:42
-
Panairi i Turizmit në Berlin, Rama prezanton Shqipërinë duke folur në disa gjuhë: Duket sikur i di në mënyrë perfekte, është pak magji e AI (VIDEO)
3 Mars, 08:18
-
Mjekët që sakrifikuan jetën në krijimin e Veterinarisë Shqiptare! Flet në Esencë mjeku Ymer Elezi
28 Shkurt, 20:20
-
Shqipëria firmos marrëveshje me Izraelin për Teknologji dhe Inovacion, Rama: BE na ka hapur një dritare, moment historik dhe mundësi që s’vjen për herë të dytë
28 Shkurt, 11:04
-
Ikja 40% e forcës punëtore, eksperti Erion Muça: Tregon urinë që ka tregu i punës në vendet perëndimore! Kompanitë duhet të përkrahin punonjësit
26 Shkurt, 13:31
-
Vjedhja e bankave shqiptare në kohën e Zogut, Italisë dhe Enverit! Leku i ri dhe i vjetër! Kreshnik Kuçaj flet në Esencë në Report Tv
21 Shkurt, 21:15
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03