Inteligjenca artificiale, profesioni i së ardhmes në Universitetin Epitech Albania

Inteligjenca artificiale, profesioni i së ardhmes në Universitetin Epitech Albania

Kudo që qëndrojmë ulur,qoftë edhe për pak kohë, do të nxjerrim nga xhepi celularin e do të kontrollojmë postën elektronike apo rrjetet sociale. Dikush blen e dikush shet online,një treg i ri e në zhvillim ky për Shqipërinë.

Rëndësia e këtij tregu u shfaq veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë. Bizneset shtuan kërkesat për t’i reklamuar e shitur produktet e tyre online. Shumica u gjend e papërgatitur duke rendur në kërkim të profesionistëve në Teknologjinë e Informacionit dhe Inxhinierë kompjuterikë, zgjidhja e vetme për t’i shpëtuar krizës ekonomike. E kështu vepruan edhe bankat, duke shtuar shërbimet e tyre online për klientët. As institucionet publike nuk mbetën më pas, duke i shndërruar sportelet nga fizike në virtuale.  Madje shqiptarët zbuluan se mund të punojnë jo vetëm në një zyrë por edhe nga shtëpia. Në një kohë kur gjithçka dukej se po shkonte drejt falimentimit, investimi në teknologji pësoi rritje.

Pjesë e rëndësishme e kësaj panorame janë studentët që sot ndjekin EPITECH ALBANIA Universitetit e inovacionit dhe ekspertizës informatike e cila prej vitit 2017 ofron të gjitha mundësitë për tu bërë ekspertë në këto fusha në të cilat Shqipëria është ende në fazat fillestare.

Edhe pse studentë, ata janë edhe të punësuar njëkohësisht e pandemia nuk i cenoi xhepat e tyre, përkundrazi. Shembulli konkret erdhi nga SHBA, ku mbi 17 milionë amerikanë humbën vendet e punës për shkak të izolimit nga koronavirusi, ndërsa “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet punësoi personel shtesë prej rreth 100,000 vetash, për të përmbushur porositë online për ushqim dhe barna të klientëve ekzistues.

Shkollimi për IT (Teknologjia e informacionit) është shndërruar në profesionin e së tashmes dhe të ardhmes, në mbarë botën. Në rritje janë kërkesat edhe për Shqipërinë.

Sipas Anketës së Këshillit Kombëtar të Investimeve realizuar në qershor 2020, COVID 19 stimuloi ndërgjegjësimin mbi efikasitetin e përdorimit të shërbimeve online dhe investimet në teknologji. Kështu, 75% e kompanive deklarojnë se i kanë përdorur shërbimet online (kryesisht Shërbimet, Turizmi dhe Industria); ndërkohë qe 81% e tyre konfirmojnë që do të vazhdojnë të përdorin përsëri shërbimet online. Kjo është një tendencë që konverton për të gjithë sektorët. Për më tepër, 40% e kompanive që deklarojnë se do të ripërdorin shërbimet online, shprehen se do ndryshojnë planet e investimeve duke i përqendruar në drejtim të shërbimeve online, specifkisht në teknologji të reja, menaxhimin e riskut dhe forcimin e kanaleve të shitjes me pakicë. Në të ardhmen, vlerësohet një analizë e mëtejshme në lidhje me llojet e shërbimeve online që janë përdorur më shumë nga biznesi.

Por a ka mjaftueshëm Shqipëria për të përballuar tregun dhe deri në cilin nivel janë njohuritë e tyre?  Pikërisht për të mbushur këtë vakum të krijuar e jo vetëm, që prej vitit 2017 universiteti EPITECH ALBANIA, e licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri shkollon dhe trajnon "inteligjencën e re" për bizneset. Në Kampusin Epitech Albania, një ndër më të mëdhenjtë në botë pasi shërben për të gjithë studentët në Evropën Jug-Lindore.

Të bëhesh student në një nga universitetet anëtare të Grupit të Edukimit IONIS, do të thotë t’i bashkohesh grupit më të mirë të arsimit të lartë privat në Francë.

I themeluar nga Marc Sellam 45 vjet më parë, sot është grupi privat në krye të institucioneve të arsimit të lartë në Francë. Janë më shumë se 20 universitete dhe entitete në 14 qytete në Francë të cilat mbledhin së bashku 32,000 studentë në biznes, marketing, komunikim, menaxhim, shkenca kompjuterike, aeronautikë, energji, transport, bioteknologji dhe inovacion. Kjo shkollë gjendet edhe në Berlin të Gjermanisë, në Spanjë Barcelon, në Belgjikës Bruksel. EPITECH gjendet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KU DHE SI BËHESH PJESË E EPITECH

Të gjithë ata që përfundojnë maturën mund të aplikojnë në EPITECH ALBANIA. Kandidatët do të seleksionohen mbi bazën e intervistës motivuese, testit të anglishtes dhe testit logjik.

PROCES MËSIMOR PA LIBRA POR ME PROJEKTE E PRAKTIKË

Programi mësimor shtrihet në pesë vite. Studentët përgatiten me programin Bachelor 3-vjeçar dhe në përfundim të studimeve 5-vjeçare ku përfshihet master, marrin titullin, Ekspert në Teknologji Informacioni e njohur nga Shteti Francez.

Viti i parë siguron bazat metodologjike dhe reflekset e nevojshme për të fituar një qasje logjike në shkencat kompjuterike. Ky vit gjithashtu mëson rreth organizimit personal dhe punën në grup.

Viti i dytë është i fokusuar rreth zhvillimit të sistemit dhe rrjetit (porosi të shkruara për menaxhimin e kujtesës së një makine, zhvillimi i një video loje etj). Gjatë këtij viti, studentët zhvillojnë njohuritë e tyre ndaj gjuhëve të programimit, përforcojnë logjikën e tyre nëpërmjet njohurive të thella të mjeteve matematikore dhe një qasje ndaj sistemeve komplekse.

Viti tretë ofron mundësinë për të punuar 2 ditë në një kompani. Në veçanti, studentët i kushtojnë kohën e tyre sigurisë kompjuterike. Ata krijojnë viruse, dhe përpiqen të "piratojnë" sistemet kompjuterike të shkollës (e njëjta gjë vlen për disa kompani që do të pranojnë sfidën dhe bëjnë kërkesë). Ky viti i përgatit studentët të integrohen plotësisht brenda një kompanie.

Viti i katërt është i detyrueshëm për studentët të cilët janë të regjistruar që në vitin e parë akademik, të zhvillohet në një shkollë jashtë Shtetit (Shqipërisë).

Viti i pestë në Paris, thellohet më tej në aspektin e "profesionalizmit". Në këtë nivel, të diplomuarit janë në gjendje t’i bashkohen një kompanie dhe të jenë operacionalë për çështje të ndërlikuara të nivelit të lartë.

PRAKTIKA, BAZA E PROCESIT MËSIMOR NË EPITECH

Praktika dhe projektet janë baza e procesit mësimor në EPITECH ALBANIA. Në përfundim të studimeve 100% e studentëve Epitech punësohen nëpër kompani vendase e të huaja, madje edhe në nivele të larta drejtuese.

Procesi mësimor zhvillohet me pedagogët ndër më të mirët e kësaj fushe nga Franca. Lëndët zhvillohen në gjuhën angleze dhe me të njëjtat kushte si në Francë.

VAZHDIMI I STUDIMEVE PAS CIKLIT TË DYTË

Nuk përfundojnë mundësitë për të hedhur hapa të sigurt në të ardhmen e studentëve të Universitetit EPITECH ALBANIA. Titulli “Ekspert Teknologjie i nivelit të parë Epitech”, është i akredituar nga shteti dhe hap një numër të madh mundësish për të vazhduar studimet pas kursit 5 vjeçar. Në fund të ciklit të tretë, studentët mund të shpresojnë të fitojnë rrogat e tyre të para në një nivel më të lartë sesa në pjesën më të madhe të rasteve. Zgjedhja e specializimit në financë, marketing, apo dhe biznes mbas Epitech, do t’i sillte një vlerë të shtuar të vërtetë karrierës së tij apo të saj.

PUNËSIMI I SIGURTË 100% PËR STUDENTËT E EPITECH

Ndër studentët që mbyllin studimet e tyre në EPITECH ALBANIA

95% e tyre punësohen drejtpërdrejt me kontrata pune pa afat

85% e studentëve Epitech janë të punësuar si "menaxher të mesëm" apo "drejtues të lartë"

18% e studentëve Epitech kanë krijuar kompaninë e tyre gjatë studimeve, një e treta e tyre janë aktive

8% e studentëve Epitech janë sipërmarrës të suksesshëm

Një tjetër fakt i rëndësishëm janë të ardhurat gjatë kohës së studimit.

Të ardhurat bruto mesatare vjetore në fund të shkollës kapin shifrën €37,410.

EDHE STUDENT EDHE I PUNËSUAR

EPITECH ALBANIA ka menduar të gjejë zgjidhje për prindërit që i kanë fëmijët e talentuar por nuk kanë mundësi t’i shkollojnë. Studentët mund të punojnë deri në dy ditë në javë në vitin e tretë dhe tre ditë në javë në vitin e katërt dhe të pestë (përveç atyre që shkojnë jashtë vendit), gjë që e bën të mundur vetë-financimin e studimeve.

Gjithashtu, stazhet janë të paguara që prej vitit të parë. Pagesa mesatare mujore e një stazhi në shkenca kompjuterike është afërsisht 645 Euro, dhe paga e fillimit të punës (në fund të vitit të fundit) është rreth 1,500 Euro.

Ekzistojnë dhe mënyra të tjera siç është Taker, shoqata-kompani e shkollës, gjithashtu aktivitete të lidhura me disa laboratorë apo funksione të brendshme, të cilat janë me pagesë.

KREDI BANKARE

Grupi IONIS pjesë e të cilit është Epitech, ndihmon në marrjen e kredive bankare me interesa të favorshme. Studentët e EPITECH ALBANIA, të cilët nuk mund t'i përballojnë këto tarifa, kanë ekskluzivitetin të marrin kredi në një nga bankat më të suksesshme ndërkombëtare me 0% interes. Një tjetër mundësi janë grantet që mund të merren nëpërmjet partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, gjithashtu prej disa kompanive sigurimesh.

PROFESIONI I SË ARDHMES

Informatika dhe teknologjia kompjuterike janë shndërruar në pjesë të rëndësishme të përditshmërisë tonë. Ato vetëm zhvillohen dhe përsosen, e bashkë me to edhe kërkesat për profesionistë. Pasiguria e prindërve venitet përballë sigurisë që ofron ky profesion për fëmijët e dhënë pas kësaj fushe. Nuk po shndërrohet vetëm në një ndër punët më të paguara por edhe më pasionantet për eksploruesit e botës së teknologjisë. Me EPITECH ALBANIA studentët shqiptarë janë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën, në vlerësim dhe motivim.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie