Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë

Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë

1679341585_xiputin.JPG

Aktualisht nuk ka asnjë provë që Kina po furnizon me armë Rusinë. Kështu deklaroi Andriy Yusov, një përfaqësues i inteligjencës ukrainase të mbrojtjes, i cituar nga CNN.

"Ka raste kur regjimi i Putinit, Federata Ruse blen dronë, mallra civile nga burime të hapura dhe përdor mikroçipe nga ato mallra. Megjithatë, nuk është regjistruar asnjë dëshmi e dërgesave të armëve. Ukraina po e monitoron nga afër", tha Yusov. Sipas Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi për përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë, por Pekini e ka mohuar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Xi Jinping përfundon pas 4 orësh bisedimet me Putin në Moskë! Presidenti rus: Ne e shikojmë me interes propozimin e Pekinit për zgjidhjen e krizës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë