Ndeshja e Seria A mes Interit dhe Lazios ka qenë një prej ndeshjeve më emocionuese të mbrëmjes së sotme.
Pjesa e parë ka mbaruar e barabartë për të dyja skuadrat, ku nuk është shënuar asnjë gol, por në pjesën e dytë zikaltërit e Piolit janë rikthyer në fushë me një ritëm tjetër.
Dyshja që solli fitore 3 me 0 të Interit ishte Banega-Icadri. Në pjesën e dytë Interi mbylli në gjysmëfushën e tij lazion ku në minutën e 54-ërt, Banega arriti të zhbllokonte rezultatin.
Zikaltërit nuk u mjaftuan vetëm me një gol pasi vetëm pas 3 minutash do të ishte Icardi ai që do të shënonte me kokë.
Shëmimi i golit të dytë solli qetësin te Interi duke bërë të mundur që ta administronin më mirë lojë dhe në minutën e 66-të të shënonin golin e tretë.
Në këtë ndeshje një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe portieri slloven i zikaltërve, Samir Handanoviç, i cili arriti të ruante të paprekur portën e tij për ndeshjen e tretë radhazi.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 7 në Seria A, duke patur një diferencë prej 5 pikësh nga Roma e vendit të dytë. Ndërkohë diferenca midis skuadrave kryesuese dhe Interit mund të ndryshojë gjatë ditës së sotme pasi me përjashtim të Lazio, të gjitha skuadrat e tjera do të zhvillojnë takimet e tyre.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com