Serie A e futbollit zhvilloi ndeshjet e prapambetura për raundin e 21-të. Napoli siguroi tri pikë në udhëtim, teksa mundi 1-6 Sassuolon. Në Milano, Interi fitoi 4-0 ndaj Atalantës dhe "prek titullin" teksa thellon në 12 pikë diferencën me Juventusin ndjekës.
Në "Giuseppe Meazza", Interi nuk e diskutoi fitoren paçka se përballë kishte Atalantën, duke e mundur 4-0. Në këtë duel 90 minuta luajti Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti, me mesfushorin elbasanas që fitoi duelin me një paraqitje të mirë. Golat për Interin u shënuan nga Darmian në minutën e 26-të, Lautaro në të 45+1, Dimarco në minutën e 54 dhe Frattesi në të 71 minutë. Me 12 pikë para Juventusit, Interi ka vendosur 'një dorë' te titulli kampion në Serie A.
Në "Mapei Stadium" të Reggio Emilias, Sassuolo u turpërua në shtëpi 1-6 nga Napoli. Vendasit zhbllokuan gjithçka në minutën e 17-të, para se Rrahmani, Osimhen me tripletë dhe dopieta e Kvaratskhelia të dërgonin shifrat në 1-6. Në këtë sfidë për Sassuolon luajti edhe Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares që mori 13 minuta në fushë pas afro dhjetë muajsh.
Serie A, ndeshjet e prapambetura - java 21:
Sassuolo 1-6 Napoli
Inter 4-0 Atalanta
Renditja:
Interi fitoi 4-0 me Atalantën në ndeshjen e prapambetur të Serie A, me zikaltërit që mbajnë kreun me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës. Pas ndeshjes për mediet foli "arkitekti" i këtij ekipi. Simone Inzaghi mendon vetëm për titullin, duke lënë çështjen e rinovimit në plan të dytë.
"Tek kjo skuadër kushdo që aktivizohet e di shumë mirë rolin e tij dhe se çfarë duhet të bëjë në fushë. Zgjedhjet e mia nuk janë aspak të lehta pasi ka shumë futbollistë që e meritojnë të luajnë, megjithatë kam djem të mrekullueshëm që edhe nëse aktivizohen për pesë minuta, sërish japin maksimumin. Skuadra luan mirë dhe ka dy vite që më bën shumë të lumtur. Në tre muajt e ardhshëm duhet të jemi shumë të përqëndruar.
Rinovimi? Pa përfunduar sezoni nuk më intereson asgjë tjetër. Unë ndjehem shumë mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Tani as mua dhe as drejtuesve nuk iu intereson asgjë, na duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme", tha trajneri.