Inter rekord historik, 29 pikë në 11
ndeshje, kalon Juven në renditje

Inter rekord historik, 29 pikë në 11<br />ndeshje, kalon Juven në renditje<br>
Interi i Luciano Spalletit vazhdon të ruajë serinë e fitoreve radhasi duke thyer në shtëpi Hellas Verona me rezultatin 1-2.
Me këtë fitore Inter ka shënuar një rekord historik për grumbullimin e pikëve në nisjen e një kampionati, asnjëherë skuadra milaneze nuk kishte mbledhur 29 pikë në 11 ndeshje, edhe në sezonin '97-'98 kanë arritur 27 pikë nga 11 sfida të luajtura.

Zikaltërit u hodhën që në fillim në sulm, në kërkim të golit dhe e arritën në minutën e 36’ me autor spanjollin Borja Valero, i cili shfrytëzoi më së miri një kros të Candreva.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërsa në të dytën Verona e nis më mirë duke fituar edhe një penallti nëpërmjet VAR (Video Asistence Refere), e cila u shëndërrua në gol nga Pazzini.

Inter hidhet sërish në kërkim të golit dhe e gjejnë avantazhin falë një supergoli të kroatit Perisic, i cili lëshon një predhë në kufijtë e zonës duke mos i dhënë mundësi portierit të reagojë.

Verona tenton të kthejë barazpeshën por pa rezultat, kështu Inter merr edhe tre pikë të rëndësishme duke ruajtur ritmin e skuadrave kryesuese.

Inter ndodhet në vendin e dytë në tabelën e rënditjes me 29 pikë, dy më pak se kryesuesit e Napolit dhe një më shumë se Juve e vendit të tretë.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'