Interes i lartë për dozën e 4-t të vaksinës anti-Covid! Mjekja Nazaj: Pandemia s’ka mbaruar ende, për t’u mbrojtur duhet vaksinim

Rekomandimi i Komitetit të ekspertëve për të aplikuar dozën e 4 përforcuese të vaksinës kundër covid 19, ka gjetur përgjigje të shpejtë nga disa kategori të popullatës. Mjekja e qendrës shëndetësore 10 thotë se në një ditë, regjistrohen mesatarisht 5-6 kërkesa nga moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

“Por gjithsesi këto ditë ne kemi pasur një rritje të kërkesës sidomos të moshës së tretë dhe kryesisht 5-6 pacientë në ditë na kanë telefonuar për të na pyetur nëse u takon apo jo për të bërë dozën e katërt. Janë pacientë me sëmundje bashkëshoqëruese ose kronike”- tha Xhentiljana Nazaj, mjeke familje

Sipas mjekes Nazaj, interes i lartë për vaksinim është shfaqur dhe nga fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Pikërisht më shumë pacientët që kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese dhe një lodhje të imunitetit. Na del ne si mjek familje bazuar në koordinatorët që punojnë për të sensibilizuar apo rekomanduar aplikimin e vaksinuar aplikimin e vaksinës.”- tha Nazaj.

Pandemia ende nuk ka mbaruar ndaj mjekja apelon për vaksinim për t’u mbrojtur.

“Akoma nuk mund të themi se sëmundja ka ikur ashtu siç shumë mendojnë duke qenë se numri I të infektuarve është në rënie. Pikërisht janë vaksinat që po bëjnë punën e tyre në kalimin e këtyre sëmundjeve me simptoma të lehta.”- u shpreh mjekja.

Deri tani janë kryer rreth 1.3 milion doza të para, 1.2 milion doza të dyta dhe më shumë se 290 mijë doza të treta të vaksinës. Në total janë kryer  më shumë 2,814,626 vaksinime antiCOVID.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?



×

Lajmi i fundit

John

Relacioni sekret nga Pekini, dhjetor 1975/ Në Ministrinë e Jashtme janë grumbulluar elementë armiq dhe agjentë nën ombrellën e Kiço Ngjelës, ka gënjyer Partinë