Interesat e obligacioneve 2-vjeçare zbresin në 1.45 për qind

Interesat e obligacioneve 2-vjeçare zbresin në 1.45 për qind

Normat e interesit në tregun primar të letrave të borxhit qeveritar ranë përsëri këtë javë. Kuponi për obligacionet me maturim dyvjeçar zbriti në 1.45%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me ankandin e muajit të kaluar, kuponi zbriti me gati gjysmë pikë përqindje.

Ulja e normave të interesit nuk po ndalet dhe arsyeja kryesore duket të jetë likuiditeti i lirë në treg. Në ankandin e fundit, vlera totale e kërkesave për të blerë obligacione arriti në 5.2 miliardë lekë, ndërsa shuma e shpallur për shitje nga Ministria e Financave ishte 4 miliardë lekë.

Sidomos duke filluar nga vjeshta e vitit të kaluar, kur qeveria emetoi eurobondin, interesat në tregun e brendshëm nisën një cikël rënieje të fortë. Eurobondi rifinancoi një pjesë të borxhit të brendshëm, ndërsa huamarrja e re u reduktua. Kjo krijoi një tepricë likuiditeti në treg. Në mungesë të alternativave të tjera, konkurrenca mes investitorëve për të blerë bono dhe obligacione u forcua, duke sjellë në mënyrë të pashmangshme uljen e interesave.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën