Rama dhe ministrja e financave ftojnë qytetarët: Investoni në bonot e thesarit, zero risk! Ibrahimaj: Nismë për të përfituar publiku

Në një kohë kur inflacioni ka kapur shifrën 8% njëherësh Banka e Shqipërisë ka rritur normat e interesit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave së bashku me kryeministrin kanë ftuar sot qytetarët të investojnë në titujt qeveritarë.
Bonot e thesarit dhe obligacionet kanë një vlerë edhe më të madhe dhe janë në dobi të qytetarëve të cilët mund të investojnë në to. Kreu i qeverisë tha se për qytetarët vendas investimi në bonot e thesarit dhe në obligacione nuk kanë asnjë risk nga qytetarët ndërsa ministrja nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.

Kjo mundësi, tha ministrja ndihmon qytetarët që dëshirojnë të investojnë duke paguar një komision shumë më të vogël krahasuar me bankat e nivelit të dytë.

‘Jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohur që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj. Një hap pozitiv në funksion të kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret me BSH. dhe një shenjë kuptimplotë që banka u jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose mund ta kthejnë investimin në bonot e thesarit me afatgjata. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në BSH.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ndikimi që ka shkaktuar lufta në Ukrainë në ekonominë e vendit. Rama u shpreh se është përballuar me sukses kriza energjetike, pasi çmimi është mbajtur i pandryshuar për familjarët dhe bizneset e vogla, ndërsa shtoi se është mbajtur nën kontroll inflacioni që është më i ulët se vendet e tjera.

‘Ekonomia jonë është pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çminimit të energjisë, të cilën e  kemi përballuar me shumë sukses pasi nuk është rritur fatura e familjareve dhe biznesit të vogël dhe inflacioni për shkak të luftës që është e pamundur që të eliminohet. Është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vend e të tjera të rajonit si rezultat i mosarritjes së çmimit të energjisë.’- shpreh Rama.

Ç’janë Titujt Qeveritarë?

Titujt Qeveritare janë instrumente borxhi, të cilët emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë emeton rregullisht në treg nëpërmjet ankandeve tituj qeveritarë, të cilët mund të blihen nga individët.

Avantazhet e investimit në këto tituj janë: Normë interesi e lartë; siguri shumë e lartë; janë të tregtueshëm menjëherë në tregun sekondar, pram und të shiten e të blihen në të tretë në çdo moment.

Instrumentet e borxhit janë afatshkurtër dhe afatgjatë. Instrumentet afatshkurtër cilësohen ndryshe si Bono Thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor, 12-mujor. Instrumentet afatgjatë cilësohen ndryshe si Obligacione me maturim 2-vjeçar, 3-vjeçar, 5-vjeçar, 7-vjeçar, 10-vjeçar.

Bono Thesari

Përfitimi nga investimi në Bono Thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së bonove së thesarit me vlerën nominale të saj (vlerën e investimit). Në datën e maturimit të Bonove aplikohet tatimi mbi interesin e perfituar nga investimi. Tatimi është 15%. Ankandet për Bonot e Thesarit me afat 3-mujor dhe 6-mujor organizohen një here në muaj, ndërsa ato 12-mujore organizohen çdo dy javë. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit në lekë është 300.000 lekë, ndërsa për ankandet e Bonove të Thesarit në valutë është 2.000 euro/dollarë.

Obligacione

Çmimi i blerjes së Obligacioneve është i barabartë me 100% të vlerës nominale (vlerës së investuar). Interesi paguhet çdo 6-muaj dhe në datën e pagesës së interesit, aplikohet tatimi mbi interesin prej 15%.

Ankandet për obligacionet: 2-vjeçare zhvillohen çdo muaj; 3-vjeçare zhvillohen në muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor; 5-vjeçare zhvillohen në muajt Shkurt, Maj, Gusht dhe Nëntor; 7-vjeçare zhvillohen në muajt Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor dhe 10-vjeçare zhvillohen ne muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.

Blerësit

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritare nëpërmjet Sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për Bonot e Thesarit në lekë); nëpërmjet subjekteve të licensuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF, bankat e nivelit të dytë (si për Bonot e Thesarit dhe Obligacionet në lekë dhe valutë).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së naftës? Ibrahimaj: Ju sfidoj t’i vërtetoni akuzat

 

Në një konferencë për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Financave është pyetur nga gazetarët nëse Bordi i Transparencës është duke favorizuar kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve dhe mos reflektimi në çmimet e bursës. Ibrahimaj sfidoi që të vërtetoheshin akuzat.

“Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve. Së shpejti do të bëhet një vit që po operon. Ju sfidoj që të vërtetoni atë që mediat kanë thënë në raste të përsëritura. Në bazë të interesave që në fakt janë inekzistente. Që në fillim të operimit të bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme. E kemi ulur marzhet ndjeshëm më shumë se gjysmën e marzhit. Çmimet e bursës…ndërsa i referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme nga çmimet e bursës nga e cila kompanitë shqiptare tregtojnë. Është edhe ecuria e kursit të këmbimit, që ju se merrni parasysh, hidrokarburet tregtohen në dollarë, leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit që kalkulohet çdo ditë. Në një rast, çmimi u rrit, dhe kursi i  këmbimit ishte favorizues… kur bëhet një analizë duhet bërë në të gjitha komponentët e saj.”- tha ministrja.

Ora 10:48
Ministrja e Ekonomisë: Bordi i Transparencës që nga fillimi ka ulur marzhet e tregtimit

 

Ministrja e Finanave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat e pyetur në lidhje me Bordin e Transparencës dhe çmimin e hidrokarbureve u shpreh se bordi ka ulur mazhet e tregtimit.

‘Bordi i Transparencës që përcakton çmimin e hidrokarbureve bëhet një vit që operon. Ju sfidoj të vërtetoni atë që mediat kanë thënë dhe në raste të përsëritura. Ju supozoni që bordi merr vendime në bazë të bursës. Që me fillimin e Bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve. Kemi ulur marzhet ndjeshëm në më shumë se në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë. Ju na thoni se nuk reflektojmë çmimet të bursës. Ju mund ti referoheni naftës bruto, ndryshe nga çmimet që ne u referohemi. Në përdorim çmimin PLAC SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet dhe taksat. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe me siguri e dini që dollari leku shqiptar është zhvlerësuar nga dollari. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë bëhet me të gjitha komponentët. Unë me përgjegjësi ju them se aludimi nuk është i saktë dhe jo korrekt.’- u shpreh Ibrahimaj.

Ora 10:45
Rama: Investimet në bonot e thesarit kanë zero risk për qytetarët! Ibrahimaj: Po e marrim këtë nismë për të përfituar publiku

 

Kryeministri dhe ministrja e Financave u shprehën se investimet në bonot e thesarit dhe në obligacione janë një metodë e vlefshme njëherësh dhe e dobishme për të gjthë qytetarët që investojnë. Që do të thotë, duke marrë shkasë nga kriza ekonomike dhe vazhda e normës së interesit sjell edhe rritjen e vlerës në titujt qeveritarë apo e thënë ndryshe letrat me vlerë, nga të cilat mund të ketë përfitime të frytshme.


Rama: S’është çështje frike që mirëmbajtja e kostove të borxhit është rritur për gjithë botën. Ky është fakt. Aty ku bëhet e vështirë për qeverinë u bën mirë qytetarëve, është një moment përputhjeje. Duke shfrytëzuar tregun e brendshëm ne nuk ndodhemi në pozitë të lehtë por të qëndrueshme. Për qytetarët është investim me zero risk, për bankën është investim i mirëseardhur. Në aspektin financuar janë qytetarët që fitojnë më shumë.

Delina: Ne, këtë nismë po  e marrim për qëllimin parësor për të informuar publikun për të investuar ndryshe nga ajo që kanë investuar më parë. Nga ana tjetër ne presim që gjatë vitit të ardhëm të kemi një stabilizim. Dua të theksoj që në të gjitha rastet, ne kemi disa skenarë për përballimin e situatave të mundshme dhe në asnjërën s’kemi krizë likuiditeti.

Ora 10:13
Ministrja e Ekonomisë: Bonot e Thesarit dhe obligacionet në dobi të investitorëve! Po bëjmë fushata ndërgjegjësuese për qytetarët

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me rritjen e normave të interesit ndikon në rritjen e titujve qeveritare, pra në bonot e thesarit dhe obligacion. Ministrja u shpreh se investimi në to ndikon në dobi të qytetarëve të cilët marrin iniciatën të investojnë dhe se po punojnë për të informuar qytetarët lidhur me këtë nismë.

“Është temë që s’është prekur kurrë (investimet), sepse përgjatë 8 viteve të kaluara norma bazë e interesit nuk ka qenë kurrë sesa është sot. Ne kemi folur shumë për inflacionin dhe krizën energjetikë dhe kemi ndërmarrë një sërë hapash që qytetarët të mos preken.

Ashtu sikurse dhe në bankat qendrore edhe Banka e Shqipërisë në zinxhir ka rritur normat e interesit që zinxhir rrit titujt qeveritar. Përfitueshmëria e investimeve në këto tituj, duke qenë se normat janë rritur është shumë i lartë se një vit më parë. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione. Sot do fillojmë një fushatë ndërgjegjsuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto.”- tha Ibrahimaj

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 15/11/2022 22:37

    Patjeter, qe ti besh PPP zotrote se je bere si evgjiti e nuk te jep me njeri borxh..

    Përgjigju
  • mendi: 15/11/2022 13:51

    po jepen opsione te shumta per ta kaluar kete krize qe na ka sjelle agresori Rus

    Përgjigju
  • Enkeli: 15/11/2022 11:32

    Nje nisem e mire qe perfitojn te gjithe

    Përgjigju
  • Armand: 15/11/2022 11:17

    Qe ketu duket ndryshimi mes Sales dhe Rames njeri del aty ne shesh dhe i nxjerr bojen vendit kurse tjetri mendon per te bere me te miren

    Përgjigju
  • rejnord: 15/11/2022 11:12

    Duhet me u interesu ihere se duket me leverdi

    Përgjigju
  • Admir: 15/11/2022 11:06

    Dhe me kete vendim e treguat dhe njehere qe jeni afer popullit tuaj duke i mbeshtetur ne investimet qe ato duan te bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja