Tregu i letrave me vlerë të qeverisë 38 miliardë në mars, si po ulen normat e interesit

Tregu i letrave me vlerë të qeverisë 38 miliardë në mars, si po ulen normat e interesit

BSH mban të pandryshuar normën bazë në 3%, Sejko: Rënia e inflacionit nga importet dhe leku i fortë, presionet e brendshme ngelen të larta

Tregtimi i letrave me vlerë të qeverisë shënoi një volum prej 38 miliardë lekësh në muajin mars 2023,  prej të cilave 27.5 miliardë lekë bono thesari dhe 10.5 miliardë lekë obligacione, njoftoi Ministria e Financave.

Normat e interesit ishin në ulje të lehtë gjatë muajit. Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurruese varioi nga 2.81% (3M) në 3.98% (12M), ndërsa për obligacionet yield-i cut-off varioi nga 4.50% (2V) në 5.45% (7V).

Në mars 2023, krahasuar me shkurt 2023 kishte rënie të interesave përgjatë të gjitha maturiteteve më sipër, veçanërisht për instrumentin 3 V.

Raporti i mbulimit varioi nga 1.17 (afatin 3-mujor) dhe 3.19 (7-vjecar), me asnjë ankand të pambuluar.

Gjithashtu, në muajin mars u rihapën katër obligacione, konkretisht 2-vjeçar, 7-vjeçar, reference 3-vjeçar dhe referencë-5 vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 11.884 miliardë lekë.

Tre linja të obligacioneve referencë kuotohen nga Zhvilluesit e Tregut, me kohë në maturim 3, 4 dhe 5 vite.

Për obligacionet referencë 3-vjeçare, në muajin mars 2023, vlera më e ulët e fiksit u shënua në datat 16-23 mars në nivelin 4.55%. Ndërkohë, vlera më e lartë ishte në datat 1-6 mars në 4.91 %.

Për obligacionet referencë 4-vjeçare, në muajin mars 2023, vlera më e ulët e fiksit ishte në datat 15-23 mars në nivelin 4.69% dhe vlera më e lartë në datat 1-6 mars në nivelin 4.95%.

Për obligacionet referencë 5- vjeçare, në muajin mars 2023, vlera më e ulët e fiksit ishte në datat 17-23 mars në nivelin 4.84%. Ndërkohë, vlera më e lartë ishte në datat 1-6 mars në nivelin 5.10%.

Totali i tregtimit në tregun sekondar në janar- mars 2023 arriti vlerën 1,717.10 milionë lekë, i përbërë nga 27 transaksione. Transaksionet janë kryer kryesisht ndërmjet zhvilluesve të tregut apo ndërmjet zhvilluesve të tregut dhe bankave. Tregtimi i obligacioneve referencë për mars 2023 raportuar nga pesë Zhvilluesit e Tregut, arriti vlerën 950.70 milionë lekë.

Në prill 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon të emetojë 30.0 miliardë lekë.. Në datën 11 prill, Ministria e Financave rihapi obligacionin 10-vjeçar me vlerë 3,000 mln lekë.

Gjithashtu, në datë 24 prill u rihap obligacioni reference 3-vjeçar me vlerë 2,000.00 mln lekë, si dhe në datën 26 prill obligacionin reference 5-vjeçar me vlerë 3,000 mln lekë.

Gjatë vitit 2023, pritet të maturohen në total rreth 339 mld lekë, prej të cilave 235 mld lekë bono thesari dhe 104 mld lekë obligacione. instrumenti me maturimet më të larta pritet të jetë bono thesari 12-mujore me vlerë prej rreth 222.5 mld lekë./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?