Rreth 3 orë para nisjes së ndeshjes së Kombëtares kundër San Marinos, që është e fundit për këtë fushatë në Ligën e Kombeve para rikthimit në nëntor, Report TV mëson se janë shitur mbi 14 mijë bileta.

Deri në momentin e nisjes së ndeshjes në stadium pritet mbi 15 mijë tifozë, një numër më i ulët se kundër Bjellorusisë në ndeshjen e parë, por i kënaqshëm duke parë nivelin e kundërshtarit. San Marino është vendi i fundit në FIFA nga 211 përfaqësuese që janë gjithsej.


Lajmi kryesor:

Kuqezinjtë për 3 pikë dhe shumë gola, sonte nga ora 20:45 Shqipëri-San Marino! Maran ndryshon formacionin, ‘të gjithë’ në sulm