Intergrimi i BP në BE, ish komisioneri i zgjerimit Verheugen: Pa ballkanin, europa është jo e plotë
Ish-Komisari i zgjerimit të BE, Günter Verheugen nuk sheh hapësirë veprimi për një anëtarësim të shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ish komisioneri i zgjerimit, Günter Verheugen
Ish-Komisari i zgjerimit të BE, Günter Verheugen nuk sheh hapësirë veprimi për një anëtarësim të shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. "Perspektiva kohore nuk është shumë premtuese" i tha socialdemokrati gjerman të enjten radios publike SWR.
"Sot gjendja është e tillë në Bashkimin Evropian. Kur një kryeministër ka dëshirë t'i humbasë zgjedhjet, i mjafton vetëm të thotë shumë shpesh dhe qartë, dua t'i anëtarësoj shtetet e Ballkanit në Bashkimin Evropian", tha ai. "Është një deklaratë jopopullore, për ta thënë troç."
Verheugen tha se çuditet që përmenden tashmë data konkrete. "Ideja ishte që të bëhet...atraktive gatishmëria për reforma, për ndryshime në këto shtete, përmes perspektivës për anëtarësim në Bashkimin Evropian."
U mendua se këto shtete do t'i zgjidhnin më lehtë problemet e tyre të fqinjësisë dhe se do të bashkëpunonin më paqësisht, po të jenë së bashku në BE. "Në ndërkohë ne kemi mbledhur shumë përvoja dhe me një fjali të vetme mund të thuhet, se tek të dyja palët zhgënjimi dhe pakënaqësia janë shumë, shumë të mëdha."
Por pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë bashkimi i Evropës në BE nuk është i plotë, tha Verheugen. Alternativa ndaj një bashkëpunimi ndërrajonal në BE nuk është realiste: një bashkëpunim ndërrajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor refuzohet në rajon si një lloj ripërtëritjeje e Jugosllavisë.
Shefat e shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare të BE takohen këtë të enjte në Sofie me homologët e tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Takimi i nivelit të lartë synon të inkurajojë Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën për reforma të mëtejshme. Në plan afatmesëm ato do të kenë shansin për t'u anëtarësuar në BE. /DW
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26
-
Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi
18 Nëntor, 09:00
-
Evropa duhet të reagojë pas fitores së Trumpit
18 Nëntor, 07:44
-
Alban Daci: Trump dhe Europa!
13 Nëntor, 14:08
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë
7 Nëntor, 18:08
-
Kandidatja për komisionere e Zgjerimit në BE: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të mbyllen deri në vitin 2027
7 Nëntor, 15:03
-
INTERVISTA/ L’Albania verso l’Europa! E noi e i nostri politici? Dal prestigioso ISPI, l’Istituto di geopolitica italiano, la risposta ad alcune nostre domande
7 Nëntor, 08:03