Interi këtë sezon u shpall kampion i Serie A për herë të 21-të në histori, ndërsa fitoi edhe Kupën e Italisë duke bërë dopietë. Sot zikaltërit luajtën ndeshjen e fundit përpara tifozëve të tyre në 'Giuseppe Meazza' duke barazuar 1-1 kundër Veronës. Inter kaloi në epërsi me autogolin e Edmundsson, ndërsa Verona barazoi në fund me Bouie.
Përtej rezultatit ekipi i Cristian Chivu ka bërë një sezon për t'u mbajtur mend dhe festa në Milano do jetë deri në mesnatë, aty ku parashikohet që pas orës 23:00 ekipi të përshëndetet me tifozët në 'Duomo' pas një parakalimi në rrugët e Milanos me autobus të hapur.
Pas orës 17:00 është programuar parada në stadium e futbollistëve zikaltër për medaljet e arta të kampionit dhe ngritjen lart të trofeut të Serie A. Pas orës 18:30 skuadra dhe drejtuesit e Interit të bëjnë një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, teksa mediet në Itali bëjnë me dije se mund të jenë nga 250-300 mijë tifozë në rrugë.
Mbërritja në 'Duomo' pritet të bëhet mes orës 22:30 ose 23:00 të mbrëmjes, nga ku futbollistët do të ngjiten në një nga ballkonet pranë dhe do të përshëndesin tifozët mes këngëve dhe fishekzjarreve.
Lajmi kryesor:
Serie A/ Interi feston titullin kampion, Juventusi turpërohet në shtëpi dhe rrezikon Evropën! Napoli siguron Championsin, Milani e Roma tri pikë të arta (Renditja)






