Pas fitoreve ndaj Ajax dhe Slavia Prague, Interi do të kërkojë fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve këtë të martë në Bruksel, ku përballet me Royale Union Saint-Gilloise (21:00).

Trajneri Cristian Chivu synon që ekipi i tij të japë maksimumin dhe të ruajë rekordin perfekt.

“Jemi Interi dhe duhet të mendojmë në një nivel të gjerë. Nuk po mendojmë për Napolin. Duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje për të qenë në garë në të gjitha kompeticionet gjatë pranverës", tha Chivu gjatë konferencës për shtyp.

Trajneri rumun i Interit vlerësoi rivalët.

 “Ekipi është shumë agresiv dhe i pëlqen presioni lart në fushë. Ata tashmë kanë tri pikë në Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se do ta ndryshojnë plotësisht stilin e tyre për ndeshjen me ne", tregoi ai.

Përsa i përket gjendjes së lojtarëve, Chivu tha se Lautaro është i gatshëm dhe stërvitet normalisht pas ndeshjes me Romën, ndërsa Thuram ka nevojë për disa ditë të tjera rikuperimi dhe nuk pritet të luajë.

Duke folur për zgjedhjet e formacionit, trajneri shprehu besimin tek gjithë grupi.

“Nuk ka titullarë fiks. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion mund të kontribuojnë në ndeshje. Kur shoh njerëz të lumtur, ndihem mirë dhe kjo më motivon çdo ditë", tha Chivu.

Interi pritet të luajë me këtë formacion: Sommer, Bisseck, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Sucic, Carlos Augusto, P. Esposito, Bonny


Lajmi kryesor:

Sot Champions League, Interi, Man. City dhe PSG në udhëtim! Barcelona pret Olympiacos, spikat Arsenal - Atl. Madrid