Këtë të martë, më 21 tetor, Champions League rikthehet me nëntë ndeshje emocionuese të raundit të tretë, ku disa prej përballjeve priten të jenë vërtet spektakolare.

Barcelona pret në shtëpi Olympiacos, duke kërkuar rikthimin te suksesi pas humbjes me PSG-në në raundin e dytë. Spanjollët shihen si favoritë, por grekët nuk shkojnë për t’u dorëzuar dhe synojnë surprizën në transfertë.

Një tjetër përballje e fortë është ajo që luhet në Londër mes Arsenal dhe Atletico Madrid, duel ku është e vështirë të parashikohet fituesi dhe pritet të jetë e luftuar në çdo centimetër të fushës.

Po ashtu, spektakël pritet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen pret PSG-në, në një duel që mund të vendosë shumë për kreun. Në Spanjë ndeshja mes Villarreal - Man. City, ndërkohë që Interi dhe Napoli luajnë në udhëtim.

Champions League, e martë 21 tetor 2025:

18:45

Barcelona - Olympiacos

Kairat Almaty - Pafos

21:00

Arsenal - Atl. Madrid

Bayer Leverkusen - PSG

FC Copenhagen - Dortmund

Newcastle - Benfica

PSV - Napoli

Royale Union SG - Inter

Villarreal - Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Interi kërkon triumfin e tretë në Champions League, Chivu: Të fitojmë çdo ndeshje

Pas fitoreve ndaj Ajax dhe Slavia Prague, Interi do të kërkojë fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve këtë të martë në Bruksel, ku përballet me Royale Union Saint-Gilloise (21:00).

Trajneri Cristian Chivu synon që ekipi i tij të japë maksimumin dhe të ruajë rekordin perfekt.

“Jemi Interi dhe duhet të mendojmë në një nivel të gjerë. Nuk po mendojmë për Napolin. Duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje për të qenë në garë në të gjitha kompeticionet gjatë pranverës", tha Chivu gjatë konferencës për shtyp.

Trajneri rumun i Interit vlerësoi rivalët.

 “Ekipi është shumë agresiv dhe i pëlqen presioni lart në fushë. Ata tashmë kanë tri pikë në Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se do ta ndryshojnë plotësisht stilin e tyre për ndeshjen me ne", tregoi ai.

Përsa i përket gjendjes së lojtarëve, Chivu tha se Lautaro është i gatshëm dhe stërvitet normalisht pas ndeshjes me Romën, ndërsa Thuram ka nevojë për disa ditë të tjera rikuperimi dhe nuk pritet të luajë.

Duke folur për zgjedhjet e formacionit, trajneri shprehu besimin tek gjithë grupi.

“Nuk ka titullarë fiks. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion mund të kontribuojnë në ndeshje. Kur shoh njerëz të lumtur, ndihem mirë dhe kjo më motivon çdo ditë", tha Chivu.

Interi pritet të luajë me këtë formacion: Sommer, Bisseck, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Sucic, Carlos Augusto, P. Esposito, Bonny

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?