Rokadë te Interi, pushohet Valter Maxari dhe emërohet trajner i ri Roberto Mancini. Vendimi është marrë nga drejtuesit e ekipit zikaltër pas rezultateve të dobëta në kampionat, por edhe lojës për të dëshiruar në Europa League.
Presidenti i ekipit italian, Erick Thohir pas konsultimeve me këshilltarët e tij vendosi që Maxari të largohet, teksa cdo gjë ishte e kopsitur, pasi brenda pak orëve u firmos marrëveshja me trajnerin e ri. Për Mancinin nuk do të jetë një ambient i panjohur, pasi ka drejtuar Interin dhe më parë nga 2004-2008 duke lënë pas një grup që arriti të fitonte Champions League me Murinjon.
E ndërsa prezantimi pritet që të bëhet së shpejti, Mancinin e pret një punë shumë e vështirë, pasi brenda nëntorit ka derbin me Milanin dhe ndeshjen me Romën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com