Interi luan sot shansin e fundit në Champions, Real Madrid e Liverpool me fitore kalojnë në 1/8 (VIDEO)

TIRANË- Interi luan sonte shansin e fundit për të kaluar në fazën e 1/8 të Champions League. Në Gjermani ndaj Gladbah kryesueses së grupit B zikaltërve u bën punë fitorja dhe vetëm fitorja të paktën për të shpresuar. Interi është i fundit në grup me dy pikë dhe tekniku Conte flet për një sfidë për jetë a vdekje: “ Duhet të fitojmë për të mbetur në garë. Të japim maksimumin që të mos kemi pengje edhe pse nuk do jetë një ndeshje e lehtë”.  Pasi e kaloi COVID -in rikthehet në formacion Brozovic ndërsa dyshja e sulmit do jetë Lukaku-Lautaro. Borussia është në superformë dhe me një fitore kalon më tej. 

Në ndeshjen tjetër të grupit B që luhet në 18:55 Real Madridit i mjafton fitorja në Kiev ndaj Shakhtar Donetsk për të siguruar kalimin më tej. Zidane do të ketë në dispozicion sulmuesin Benzema ndërsa vijon të mungojë kapiteni Ramos.

Atalanta pret në Bergamo Midtjylland me objektivin e vetëm fitoren për të pasur një avantazh të madh për të kaluar më tej. Berat Gjimshiti që në janar bën 5 vite që luan në Itali thotë se është rritur shumë si lojtar dhe ekipi sot do të bëjë mirë. Liverpoolit ndaj Ajax i mjafton një pikë për t’u kualifikuar.
Në grupin C Manchester Cityt të Guardiolës që është kualifikuar, sonte ndaj Portos i mjafton vetëm një pikë për të qënë e para në grup ndërsa ndeshja tjetër është Marseille-Olympiacos.
Atletico Madrid do kërkojë vetëm fitoren ndaj një Bayerni me mungesa që e ka siguruar vendin e parë në grupin A ndërsa duel interesant është edhe ai që luhet në Moskë mes Lokomotivës vendase dhe Salzburg. Dy ndeshje luhen në 18:55 dhe gjashtë të tjera në orën 21:00./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet e opozitës dhe certifikon 25 prillin, ju duket vendim i drejtë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nis 30 minuta me vonesë takimi Biden-Putin, shkak ardhja vonë e presidentit rus