Interi ka pësuar një tjetër goditje në kampionat, pasi humbi ndeshjen e sotme përballë Cagliari, ku Icardi humbi një penallti.
 
Humbja i zbret zikaltërit në vendin e 11 me 11 pikë pas 8 ndeshjeve me një nisje shumë të dobët të kampionatit, ndërsa rrezikon që të eliminohet edhe nga Europa League.
 
Fiorentina u ndal nga Atalanta e Etrit Berishës me një barazim pa gola, duke humbur dy pikë të rëndësishme.
 
Edhe Lazioi barazoi këtë javë, Crotone humbi me Sasuolën, ndërsa në mbrëmje do të luhet sfida e fundit ChievoVerona-Milan.



dy.b/shqiptarja.com