Interi mund të shkarkojë De Boer
analistët sugjerojnë Gianni De Biasin

Interi mund të shkarkojë De Boer<br />analistët sugjerojnë Gianni De Biasin
Interi është në krizë të thellë rezultatesh, aq sa pas 9 jave kampionat, renditet në vendin e 14-të me vetëm 11 pikë. Në kushtet kur stoli i holandezit Frank De Boer është në lëkundje, ekipit zikaltër i kanë sugjeruar trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Basi.
 
Është pikërisht opinionisti italian, Ivan Zazaroni, ai që përmend Gianni De Biasin si një trajner i mundshëm i Interit nëse shkarkohet De Boer.
 
Përmes një postimi në Twitter, gazetari i Rai u shpreh:
 
“Mendoj se në një moment si ky, Interit do t’i nevojitej një “normalizues”, i stilit De Biazi, e përse jo pikërisht ai?”, ishte mesazhi i publikuar në Tëitter nga opinionisti italian.
 
Emrat e tjerë për stolin e Inter janë Leonardo dhe Laurent Blanc, të cilët njëherazi cilësohen si kandidaturat më serioze. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara