Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesin rajonal të IKMT-së dhe përgjegjësit e sektorit të mjedisit.
Gjatë takimit, Qendro ka theksuar nevojën për një ritëm të ri pune, në një kohë kur sipas tij, mjedisi kthehet në një çështje kryesore prioritare edhe në funksion të mbylljes së kapitujve në negociatat midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, Qendro ka prezantuar edhe drejtorin e ri të Mjedisit pranë IKMT-së, Ersid Hasanllari, teksa ka insistuar ‘për ndërhyrje proaktive në terren për të evidentuar zonat e nxehta dhe për të marrë masa të menjëhershme e të forta ndaj çdo subjekti që cënon mjedisin’.
“Parandalimi i shkeljeve ligjore në fushën e mjedisit ishte fokus i takimit të sotëm me drejtuesit rajonal të IKMT-së dhe përgjegjësit e sektorit të mjedisit. Theksova nevojën për një ritëm krejt të ri pune në kushtet kur mjedisi kthehet në një çështje kryesore prioritare edhe në funksion të mbylljes së kapitujve në negociatat midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Prezantova drejtorin e ri Ersid Hasanllari dhe insistova për ndërhyrje proaktive në terren për të evidentuar zonat e nxehta dhe për të marrë masa të menjëhershme e të forta ndaj çdo subjekti që cënon mjedisin”, ka deklaruar Qendro.
Komente










