Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e 33-të. Sassuolo ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Comos, ndërsa Interi bëri detyrën duke fituar 3-0 kundër Cagliarin. Me 78 pikë Interi mban kreun e klasifikimit, duke u shkëputur me 12 pikë më shumë se ndjekësit e Napolit, të cilët kanë një ndeshje më pak. Me zonën Champions League të siguruar, Interi tanimë po ndjen edhe aromën e titullit të 21-të kampion në Itali, pesë raunde nga fundi i sezonit.

Në 'Giuseppe Meazza', Interi vuajti pjesën e parë, por në fund ia doli të fitonte 3-0 kundër Cagliarit duke qenë më shumë se kurrë pranë titullit kampion në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan tre gola. Marcus Thuram hapi serinë e golave në minutën e 52-të pas një pasimi nga Dimarco, teksa Nicolo Barella në minutën e 56-të 'vulosi' tri pikët e Interit me një gol shumë të bukur. Në shtesë, Piotr Zielinski shënoi një supergol për fitoren e merituar të djemve të Cristian Chivu.

Në Reggio Emilia, Sassuolo bëri surprizën duke fituar 2-1 kundër Comos dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi miqve. Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë duke u shënuar tre gola. Cristian Volpato në minutën e 42-të shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa Nzola dy minuta më vonë shënoi golin e dytë për Sassuolon. Në shtesën e dytë (45+2'), Como shkurtoi me Nico Paz, por ndeshja do mbyllej 2-1 paçka se u luajtën edhe 45 minutat e dyta. Me 45 pikë Sassuolo ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Como mbetet në pozitën e pestë të renditjes me 58 pikë.  

Këtë të shtunë në program janë ndeshjet: Udinese - Parma, Napoli - Lazio, Roma - Atalanta.

Serie A, raundi i 33-të:

E premte, 17 prill 2026

Sassuolo 2-1 Como

Inter 3-0 Cagliari

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
Chivu: Interi e arriti kualifikimin në Champions, tani drejt titullit! Shmang përgjigjen për rinovimin

1776503037_cristianchivu.JPG

Titulli i 21-të kampion për Interin në Itali është shumë pranë, aq pranë sa madje mund ta prekësh. Mirëpo matematika nuk e ka dhënë ende verdiktin final dhe populli zikaltër duhet të presë edhe pak.

Interi fitoi 3-0 kundër Cagliarit në shtëpi, rezultat ky që i siguroi një vend në Champions League për sezonin e ri. Pas ndeshjes trajneri Cristian Chivu u pa i lumtur, ndërsa shtoi se duhet të shohin para.

Me kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe zërat për një rinovim të mundshëm pas sezonit të para të shkëlqyer te Interi, rumuni iu shmang pyetjes.

Objektivi Champions i arritur? Jo tamam (qesh). Jemi të kënaqur. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por patëm vështirësi në qarkullimin e topit, gjë që i lejoi kundërshtarët të vraponin më pak. Në pjesën e dytë afruam sulmuesit dhe rritëm intensitetin e lojës, më pas gjetëm golin. Kur zhbllokohemi fillojmë të argëtohemi dhe të krijojmë aksione”, deklaroi Chivu.

Lojtarët? Janë të gjithë me kokën poshtë në telefon, kjo është një gjeneratë e tillë. E dimë çfarë kemi bërë mirë, pesë javë nga fundi kemi arritur objektivin Champions dhe tani shohim përpara për të qenë konkurrues. Këta djem lanë pas sezonin e kaluar dhe u rikthyen në lojë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, kanë reaguar gjithmonë dhe kanë ruajtur atë që ndërtuan ndër vite. Duam të mbajmë gjërat e mira”, shtoi ai.

"Rinovimi? Nuk kam folur kurrë për këto gjëra, isha i përqendruar te Championsi. Do flasim më vonë me klubin", tregoi Chivu.

Ora 09:17
VIDEO/ Como në 'rënie të lirë', mundet 2-1 nga Sassuolo

1776496703_sassuolo.JPG

Në Reggio Emilia, Sassuolo bëri surprizën duke fituar 2-1 kundër Comos dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi miqve. Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë duke u shënuar tre gola. Cristian Volpato në minutën e 42-të shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa Nzola dy minuta më vonë shënoi golin e dytë për Sassuolon. Në shtesën e dytë (45+2'), Como shkurtoi me Nico Paz, por ndeshja do mbyllej 2-1 paçka se u luajtën edhe 45 minutat e dyta. Me 45 pikë Sassuolo ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Como mbetet në pozitën e pestë të renditjes me 58 pikë.  

Ora 09:16
VIDEO/ Interi siguron Champions League dhe sheh nga titulli, zikaltërit likuidojnë 3-0 Cagliarin

1776496627_nicolobarella.JPG

Në 'Giuseppe Meazza', Interi vuajti pjesën e parë, por në fund ia doli të fitonte 3-0 kundër Cagliarit duke qenë më shumë se kurrë pranë titullit kampion në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan tre gola. Marcus Thuram hapi serinë e golave në minutën e 52-të pas një pasimi nga Dimarco, teksa Nicolo Barella në minutën e 56-të 'vulosi' tri pikët e Interit me një gol shumë të bukur. Në shtesë, Piotr Zielinski shënoi një supergol për fitoren e merituar të djemve të Cristian Chivu.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?