Interi ngjitet përkohësisht në kryesimin e Serisë A. Zikaltërit fituan 2-1 ndaj Brescia-s në transfertë dhe me 25 pikë pas 10 javëve marrin komandën në pritje të Juventus-Genoa. Lautaro Martinez pas një gjuajtje të devijuar kaloi në avantazh skuadrën e Contes në minutën e 23-të. Brescia provon me të gjitha mënyrat të barazojë në pjesën e dytë por në momentin më të mirë pësojnë sërish. Lukaku me një të majtë të bukur realizon golin e dytë për Interin. Në të 75-tën Skriniar dërgon topin në portën e tij por zikaltërit arrijnë t’i marrin tre pikët.
Barcelona rikthehet të komandojë në La Liga falë një super Leo Messi duke mposhtur 5-1 Valladolid në “Camp Nou. Kapiteni ishte spektakolar duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asise. Pas avantazhit të Lenglet miqtë barazuan me Olivas dhe më pas pati kohë për golat e Arturo Vidal, dy herë Messi dhe Luis Suarez. Argjentinasi shënon golin e 50-të në karrierë me goditje dënimi.
Ndërsa Atletico Madrid ngec në barazim. 1-1 është mbyllur transferta ndaj Deportivo Alaves ku Morata kaloi ekipin e Simeones në avantazh por 7 minuta nga fundi vendasit barazuan me Lucas Perez. Atletico mbetet në vend të tretë në renditje./ Përgatiti Andi Kapxhiu