Elita e futbollit italian ende nuk e ka mbyllur raundin e 24-t. Të dielën u zhvilluan katër duele në Serie A, teksa te tri pikët dolën Parma, Lecce dhe Interi. Barazim 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në një sfidë me emocione deri në sekondat e fundit. Këtë të hënë luhen Atalanta - Cremonese dhe Roma - Cagliari.

Në 'Mapei Stadium', Interi tregoi se është shumë i fortë duke mposhtur 0-5 vendasit e Sassuolos. Djemtë e Chivu treguan superioritet që në fillimin e sfidës duke zhbllokuar rezultatin me Bisseck që në minutën e 11-të. Më pas Thuram shënoi golin e dytë në minutën e 28-të duke treguar se çfarë drejtim kishte loja. Në fraksionin e dytë ishte Lautaro Martinez, Manuel Akanji dhe Luis Henrique që shënuan tre gola të tjerë, ndërsa Di Marco në këtë sfidë asistoi tre herë. Me 58 pikë Interi mbetet në krye të Serie A.

Për t'u theksuar rekordi i kapitenit Lautaro Martinez. Me golin e tij kundër Sassuolos, argjentinasi barazoi rekordin e Boninsegnas (171 gola) dhe sheh Altobellin për t’u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Interit në Serie A.

Në Torino, Juventusi ia doli të merrte një pikë në fund pas barazimit 2-2 kundër Lazios. 'Zonja e Vjetër' kaloi në epërsi pas 26 minutave lojë, por goli i Koopmeiners u anulua pas rishikimit të pamjeve në VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte Pedro që befasoi tifozët bardhezinj duke kaluar Lazion në epërsi. Edhe nisja e fraksionit të dytë pa Lazion në sulm, teksa një pakujdesi e prapavijës së Juves bëri që Isaksen të shënonte golin e dytë për miqtë.

Me dy gola të pësuar, Juvja u hodh në sulm dhe shkurtoi fillimisht me McKennie në minutën e 59-të, para se Kalulu të barazonte gjithçka për 2-2 në shtesën e gjashtë të ndeshjes. 'Zonja' kishte edhe një shans në limite, por që nuk u shfrytëzua. Edon Zhegrova luajti gjithë pjesën e dytë te vendasit.

Pas këtij raundi, Interi me 58 pikë mbetet në vendin e parë, tetë më shumë se Milani ndjekës që ka një ndeshje më pak. Pas tyre Napoli dhe Juventusi.

Serie A, raundi 24:

E diel, 08 shkurt 2026

Bologna 0-1 Parma

Lecce 2-1 Udinese

Sassuolo 0-5 Inter

Juventus 2-2 Lazio

E hënë, 09 shkurt 2026

18:30 Atalanta - Cremonese

20:45 Roma - Cagliari

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
VIDEO/ Trajneri i Juventusit dhuron show, Spalletti puth gazetaren në transmetimin direkt

1770630934_lucianospalletti.JPG

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, i habiti të gjithë kur puthi gazetaren e Dazn, Federica Zille, pas ndeshjes Juve 2-2 Lazio. Ai e pyeti intervistuesen nëse mund ta puthte dhe para se ajo të përgjigjej, ai e bëri.

Spalletti më pas shpjegoi me një theks toskan: "Kontakt... I dhashë një puthje dhe është kontakt. E përkëdhel, është kontakt. Po flasim për kontakt, do të duhet të shohim se çfarë lloj kontakti është."

Incidenti që shkaktoi gjithë këtë skenë ishte penalltia e supozuar që iu mohua Juventusit për faullin e Gilas ndaj Cabal.

Në fund të intervistës, Diletta Leotta e ftoi Spallettin në studio, i cili u përgjigj: “Në rregull, por dua ‘kontakt’ dhe një puthje edhe me ty”. Shumë humor dhe batuta nga trajneri i 'Zonjës së Vjetër'.

Ora 09:37
VIDEO/ Juventusi vuan në shtëpi, Lazio i merr barazimin 2-2! Zhegrova luan një pjesë

1770626317_juventus.JPG

Në Torino, Juventusi ia doli të merrte një pikë në fund pas barazimit 2-2 kundër Lazios. 'Zonja e Vjetër' kaloi në epërsi pas 26 minutave lojë, por goli i Koopmeiners u anulua pas rishikimit të pamjeve në VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte Pedro që befasoi tifozët bardhezinj duke kaluar Lazion në epërsi. Edhe nisja e fraksionit të dytë pa Lazion në sulm, teksa një pakujdesi e prapavijës së Juves bëri që Isaksen të shënonte golin e dytë për miqtë.

Me dy gola të pësuar, Juvja u hodh në sulm dhe shkurtoi fillimisht me McKennie në minutën e 59-të, para se Kalulu të barazonte gjithçka për 2-2 në shtesën e gjashtë të ndeshjes. 'Zonja' kishte edhe një shans në limite, por që nuk u shfrytëzua. Edon Zhegrova luajti gjithë pjesën e dytë te vendasit.

Ora 09:35
VIDEO/ Interi me hap kampioni, 'shkërmoq' 0-5 Sassuolon! Lautaro në histori

1770626208_inter.JPG

Në 'Mapei Stadium', Interi tregoi se është shumë i fortë duke mposhtur 0-5 vendasit e Sassuolos. Djemtë e Chivu treguan superioritet që në fillimin e sfidës duke zhbllokuar rezultatin me Bisseck që në minutën e 11-të. Më pas Thuram shënoi golin e dytë në minutën e 28-të duke treguar se çfarë drejtim kishte loja. Në fraksionin e dytë ishte Lautaro Martinez, Manuel Akanji dhe Luis Henrique që shënuan tre gola të tjerë, ndërsa Di Marco në këtë sfidë asistoi tre herë. Me 58 pikë Interi mbetet në krye të Serie A.

Për t'u theksuar rekordi i kapitenit Lautaro Martinez. Me golin e tij kundër Sassuolos, argjentinasi barazoi rekordin e Boninsegnas (171 gola) dhe sheh Altobellin për t’u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Interit në Serie A.

Klasifikimi:

1. Giuseppe Meazza: 284 gola

2. Alessandro Altobelli: 209 gola

3. Lautaro Martinez e Roberto Boninsegna: 171 gola

5. Sandro Mazzola: 161 gola

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Shkurt, 23:06

    Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?