Interi pëson një goditje të fortë përballë Cagliarit duke humbur me rezultatin e thellë 1-4. Rezultati ka qenë surpriza e javës në kampionatin italian të futbollit, pasi disfata në shtëpi ishte e pa parashikueshme për ekipin zikaltër, e aq më tepër përballë modestëve të Cagliarit.
Ekipi i drejtuar nga Maxari nuk e kishte vlerësuar maksimalisht kundërshtarin duke e nënvlerësuar. Milani vazhdon që të shfaqë mungesë stabiliteti, pasi ka humbur dy pikë të rëndësishme përballë Cesenës në barazimin 1-1.
Edhe Fiorentina është ndalur në sfidën ndaj Torinos po në barazim 1-1, ndërsa e diela i ka buzëqeshur Napolit që rikthehet te fitorja ndaj Sassuolës me rezultatin minimal 0-1. Heroi i takimit është spanjolli Calejon që me fitoren që i ka dhuruar Napolit ka shpëtuar trajnerin Benitez, i cili mund të kishte lënë drejtimin e ekipit nëse do të kishte marrë një tjetër rezultat negativ.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com