Interkonjeksioni me Podgoricën
KLSH padit zyrtarin e OST-së

Interkonjeksioni me Podgoricën<br />KLSH padit zyrtarin e OST-së
TIRANE - Pas njoftimit për zbulim të korrupsionit në sistemin e aviacionit civil, Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton për zbulimin e shkeljeve të tjera nga administrata publike, këtë herë në kuadrin e energjetikës, me dëm të theksuar ekonomik, por edhe me dëmtim të imazhit të vendit ndaj investimeve të huaja.
KLSH nga data 1.2.2012 deri në 24.3.2012 ka ushtruar auditim në Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) Tiranë, për zbatimin e Projektit “Ndërtimi i Linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Podgoricë”, për periudhën 30.06.2005 deri më 30.12.2011. Financimi i këtij Projekti është mundësuar me kredi në vlerën 43,896,478 Euro, akorduar sipas marrëveshjes së Kredisë dhe projektit ndërmjet Bankës Gjermane KfW, Ministrisë së Financave dhe KESH sh.a. (me kontratë nënhuamarje kaluar OST sh.a.) në shumën 32,733,604 Euro; ndërkohë që pjesë e marrëveshjes ka qenë dhe EPCG Mali i Zi me kontratë nënhuamarje me KESH sh.a. për pjesën e kredisë prej 11,162,873 Euro.
Projekti është menaxhuar nga OST sh.a., ka filluar zbatimin në vitin 2005 dhe është venë në punë më datë 5.05.2011.
Në përfundim të auditimit, nga shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion nga arkiva e OST sh.a., shoqëruar me inventarin e të gjitha dosjeve që disponoheshin nga kjo arkivë për këtë Projekt, ka rezultuar se:
Në OST sh.a. nuk disponohej dokumentacioni lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit për “Shërbime konsulence dhe kontratën e punimeve civile për Linjën e Interkonjeksionit 400 kV Tiranë – Podgoricë”.
Si pasojë e vonesave në realizimin e detyrave të konsulentit lidhur me procesin e pregatitjes së dokumentave të tenderit deri në shpalljen e fituesit të kontratës, si dhe në procesin e shpronësimeve, KESH sh.a. në rolin e huamarrësit kryesor dhe OST sh.a. në rolin e nënhuamarësit, për periudhën 30.06.2005 deri më 30.12.2011, janë penalizuar nga Banka Gjermane KfW në shumën 348,935 Euro.
Ndërmjet shumave të likujduara nëpërmjet kërkesave për disbursim dhe vlerës reale të mallrave të zhdoganuar (referuar deklaratave doganore) konstatohet një diferencë në shumën 185,000 Euro, likuiduar kontraktorit më tepër, vlerë e cila përbën dëm ekonomik.
OST sh.a. në raportimin e t.v.sh. në organet tatimore, ka vazhduar deklarimin në bazë të deklaratës doganore dhe jo sipas vlerës së faturës së disbursimit, ku shuma e paguar për këto mallra në vlerë është më e madhe se vlera reale e mallit të zhdoganuar dhe t.v.sh.-së së paguar. Për pasojë, diferenca midis t.v.sh.-së së paguar sipas deklaratës doganore dhe asaj që realisht duhej të paguante OST sh.a. është në vlerën 4,772,784 lekë, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 116 “Evazion Fiskal”, të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar.
Si pasojë e shërbimeve shtesë të konsulencës të pa justifikuara, detyra këto që do të kryheshin nga kompania konsulente sipas përcaktimit në kontratën bazë, dëmi ekonomik llogaritet në shumën 171,540.83 Euro, likuiduar kompanisë konsulente ndërsa si pasojë e mungesës së materialeve të dorëzuara dëmi ekonomik llogaritet në shumën 2,474.2 Euro, likujduar kontraktorit.
Lidhur me shefin e Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut me cilësinë ish-Shef i PIU, u konkludua se kishim të bënim me elementë të veprës penale, ndaj për të KLSH ka depozituar në organet e prokurorisë kallëzim penal për shpërdorim detyre.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive