Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj për bashkërendim të aksionit politik me kryeministrin Edi Rama pasi kërkoi interpelancë me këtë të fundit pasi opozitës nuk iu pranua kërkesa për debat në Kuvend për çështjen e McGonigal dhe 5 deputetë u përjshtuan me 10 ditë nga seancat plenare.

“Ne paraqitëm kërkesën për debat, na bllokuan në mënyrën më anti-ligjore dhe sot na del për të zëvendësuar këtë interpelenca e Alibashës me padronin e tij. Sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë, por kërkojmë me urgjencë për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, është e turpshme ta keqpërdorë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për mocion për debat dhe tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën”- u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Është i përjashtuar nga seanca, Berisha sfidon Kuvendin: Nesër do bëjmë parlament, s’ka masë që na ndalon! Rama kërkon ta kalojë me Alibashën