Braçe: ARRSH nën presion dha autorizimin për Traun me pagesë në Divjakë! Qeveria i ka dhënë një biznesmeni 110 hektarë brenda parkut

“Nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit.” Ky ishte mesazhi i qartë nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili më tej, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverinë se i ka dhënë një deputeti biznesmen të PD-së, 110 hektarë në Divjakë.

Duke marrë shkasë nga interpelanca e thirrur nga deputetja e PD-së Ilda Dhori me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, socialisti u shpreh se ekziston një lloj “hipokrizie teatrale” nga opozita, së cilës qeveria u ka lejuar të ndërtojnë në Divjakë.

Pikërisht me këtë akuzë ndaj qeverisë, pa përmendur emra, Braçe thekson se argumentin “S’ka përleshje për lekë midis pushtetit” e lidh me faktin se është tërësisht i pastër, ndryshe nga ata që kanë resorte e 110 hektarë tokë.  

“Taksat nuk mblidhen me kupon. Divjaka nuk ka mjellma. Është liqen tjetër ai që shquhet për mjellma. E kam shumë të vështirë por më duhet ta formuloj këtë pyetje. Pse gënjeni? Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk lidhjen me VKM të firmosur nga Erion Braçe.

Lidhet me këtë autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në aksion rrugor Divjakë-Plazhi Divjakë si një financim që lejon shoqërinë të kryejë këto punime. Problemi është ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton inventarin e rrugëve kombëtare në të cilin përcaktohen si akse kombëtare rrugore, rrugën Kthesa e Çermës-Divjakë, dhe Divjakë-Plazhi i Divjakës

Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventarin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare apo park kombëtar.

Ky vendim duhet të kishte dalë që në Maj të vitit 2020, por nuk ka dalë se unë e kam nxjerrë të paktën 6 herë nga Këshilli i Ministrave.

Në aktin e parë përjashtoheshin banorët e zonës dhe tarifat ishin dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor.

Dëgjova deputeten dhe dua t’i them që në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin. Nuk ka përleshje se ky deputeti që shihni ju këtu, nuk ka pallat brenda në park.

Nuk jam unë ai që ka pallat të dytë në park, është tjetërkush. Po të doni e vazhdoj muhabetin. Nuk jam unë deputeti që kam resort në park. Tjetra, nuk kam asnjë kushëri që ka të njëjtën sipërfaqe që është në krah të resortit. Nuk kam as fis as fare që tek kem 110 hektarë në kularë. Boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se prej kësaj qeverie i keni ato 110 hektarë..”- tha Braçe.

Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, kanë protestuar më 17 nëntor kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Në krye të protestës, ishte kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Ministria e Turizmit sqaroi aso kohe se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij. Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve në Korçë u shpreh se aty do të vendoset një biletari, e cila sipas saj vendoset në çdo zonë të parqeve kombëtare. 

Për Report Tv deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata tha se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës. Braçe shtoi po ashtu se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.


Lajmi kryesor:

Trau me pagesë në Karavasta/ Dhori: Po nënshtroni qytetarët! Kumbaro: Interpelancë ‘urgjente’ për 50 lekë! S'bëhet Divjaka me frymën e shenjtë


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion