Nga Korça ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka folur për mungesën e lëndës drusore për ngrohje, duke thënë se në planet e Ministrisë është bashkëpunimi me bashkitë për arritjen e plotësimit të nevojave për lëndë drusore. Ministrja përjashtoi mundësinë e importimit nga jashtë Shqipërisë, të kësaj nevoje, teksa ka drejtuar gishtin dhe tek bashkitë për keqmenaxhim.
‘Ka qenë një takim koordinues me përfaqësues të bashkive, jovetëm në Qarkun e Korçës, e cila ka dhe problematikën më të theksuar, por edhe me bashki të tjera, siç është bashkia e Librazhdit e cila ka një territor të madh pyjor për një popullsi më të vogël. Ndërkohë kemi një dispropocion me bashkinë e Korçës, e cila ka më shumë banor, por sipërfaqe më të vogël të hapësirave pyjore për nevojat e popullsisë. Problematika është më shumë e komplikuar sesa kaq, sepse për të shfrytëzuar lëndën drusore për dru zjarri, bashkitë në radhë të parë duhet të pajisin territoret e tyre pyjore me planet e mbarështimi. Janë këto plane të mbarështimit, të cilat përcaktojnë nevojat, hapësirat, ngastrat të cilat mund të shfrytëzohen për dru zjarri. Jo të gjitha bashkitë kanë hequr me këtë rritëm, nga ana tjetër ne po shfrytëzojmë ato hapësira të ngastrave pyjore që janë të dëmtuara, që janë të kalbura ose të djegura, të cilat mund të përdoren për dru zjarri. Atje ku ka dispropocion nevoja me disponibilitetin duke qenë se pyet administrohen nga Bashkitë ne po krijojmë një koordinim.’- u shpreh Kumbaro.
E pyetur për traun e vendosur në parkun kombëtar të Divjakës, Kumbaro u shpreh se nuk është një tra por është një biletari si një çdo zonë të parqever kombëtare.
‘Nuk është vendosur një tra ashtu siç e thatë ju, por në sistemin e parqeve kombëtare, apo zonave të mbrojtura natyrore, ashtu sikurse në shumë parqe arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore është sistemi i biletarisë dhe biletaria elektronike është ai sistem që në radhë të parë menaxhon më mirë të ardhurat, të cilat më pas janë të nevojshme për mirëmbajtjen e parkut. Këtë sistem e kemi në disa parqe, ku bëhët fjalë për një biletë jo më shumë se 50 lekë për vizitor, i cili është një kontribut që të gjithë në japim kur ne shkojmë në kinema e teatër. E gjitha kjo nuk është as vendim i ministrit, e as një mendimi që lind një ditë, por është zbatim i vendimit të këshillit të ministrave.’- tha ministrja.
Për zvogëlimin e sipërfaqes së parkut të Dajtit, Mirela Kumbaro tha se situata erdhi pas rishikimeve dhe studimeve të detajuara të zonës, teksa shtoi se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura është shtuar në vitet e fundit.
E vetmja gje me vlere qe ke menduar eshte bileta per te vizituar parkun e Divjakes,eshte nje praktike qe njihet ne bote.Per te tjerat,O.M.G! Cfare planesh po kurdis tani,Librazhdi duhet //te qethet// nga pyjet se na i duhen Korces sepse na paska popullsi me te madhe?!Deklarata juaj keshtu le te kuptohet.Perse nuk e pajisni Korcen me sistem ngrohjeje me gaz,ose me panele diellore e mullinj ere? Perse parqet natyrore si ai i Dajtit //rishikohen// e //zvogelohen// sipas interesave?A ke vene kontroll qe te mos behet abuzim me pyje /te djegura/,/te kalbura/,/te demtuara/,sepse kush garanton se /miqte/ nuk do te gjejne /miq/ ne bashki qe ti shpallin si te tilla sip.pyjore qe do te donin t'i shisnin si dru zjarri? Kemi plot raste kur jane tjetersuar toka e troje,pyjet nuk jane imune.
PërgjigjuShume e bukur kronika. Pasi eshte dendur me petulla ne "restorant" jep mend per drute e zjarrit.
Përgjigju