Interpelanca në kuvend/ PD: Një kompani offshore në portin e Durrësit! Balluku: Kompania Symphony, pronë e Alabbar, gjatë ndërtimeve po punësohen mbi 12 mijë persona

Projekti 2 miliardë euro për kthimin e portit të Durrësit në pikë turistike, solli në Kuvend akuza të forta nga opozita për afera korruptive dhe kompani offshore. Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, nga foltorja e Kuvendit tha se projekti për Portin e Durrësit ka shmangur transparencën dhe konkurrencën dhe se ‘Emar Group s’ka lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e thirrur në një interpelancë nga deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, në përgjigje të akuzave detajoi projektin dhe shpjegoi se kompania Symphony Invest Limited që opozita e konsideron offshore është pronë e Alabbar, që drejton EMAR GRUP. Me ironi ministrja Balluku i kujtoj Xhaferrajt investimet që kompania EMAR bën në Malin e Zi.

“Investimi vjen nga kompania Symphony  që është pronë e ALABAR. Përfshinë 79 hektar, 12 mijë të punësuar, 12 mijë banesa, 5 hotele dhe 850 dhoma. 250 poste për parkimin e anijeve, jahte të mëdha dhe të vogla. Kjo opozitë na tregonte malin e zi sesi po avanconte në investimet turistike. Një nga investitorët e malit të zi është ALABAR. Kur investojnë atje është diçka për tu pasur xhelozi, kur vijnë këtu është aferë korruptive”, tha Balluku.

Porti i Durrësit do të kthehet në një pikë turistike, që sipas qeverisë do të zhvilloj jo vetëm këtë qytet por të gjithë vendin.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
Xhaferraj: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit shmangu konkurencën dhe transparencën! Për një vit keni vendosur vetëm një tabelë

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, nga foltorja e Kuvendit tha se projekti për Portin e Durrësit ka shmangur transparencën dhe konkurencën.

‘Qeveria nuk ka në qendër të saj interesat e qytetarëve. Ligji parashikon marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe. Citohet se kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet asnjë procedure të prokurimit publik. Procedura e ndjekur është në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara nga vet ju. Projekti shmangu konkurencën dhe transparencën. Porti i Durrësit është një aferë korruptive. Mbi çfarë dispozita urdhrash u morën, ka qenë një grabitje e Portit të Durrësit. Vlera e investimit, për një vit kanë vendosur vetëm një tabelë. Njësitë strukturore janë 93% banime, dhe 7% shërbime. Edhe ky tender dëshmon se qëllimi juaj u vetëm është vetëm grabitja në interes të qytetarëve. Pa një plan për Portin ekzistues si pretendoni të jeni në vend i besueshëm dhe serioz me aleatët. Shpresoj t’i trembeni drejtësisë.’- tha Xhaferraj.

Ora 11:03
Balluku: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, punëson 12 mijë persona, do ndërtohen edhe 12  mijë banesa sociale  

Ministrja Belinda Balluku tha se investimi në Portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë e Mohamed Alabbar dhe në këtë projekt do të punësohen  12 mijë persona,  përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit. Pjesë e projekti do jenë edhe 12 mijë banesa sociale përveç  5 hoteleve edhe objekteve të tjera.

"Investimi vjen nga kompania Siphony, që është pronë e z. Alabar. Është një projekt që përfshin 79 hektarë nga Porti i Durrësit. Ndërtimi i marinës dhe strukturave akomoduese synon punësimin e 12 mijë punonjësve, përgjatë të gjitha fazave. Projekti do të përbëhet nga mbi 12 mijë banesa sociale, 5 hotele, dhe gjithsej 850 dhoma, përfshin 80 mijë metra katror park dhe hapësira, të përhapura 700 metra plazh të gjatë dhe 280 për anije. Faza e projektit përfshin zhvillimin e një zone prej 23 hektarë në fazën e parë. Porti i peshkimit është pjesë e projektit, nuk do të preket, nuk do të ndërtohet aty, do të përmirësohen vetëm strukturat. Aty është parashikuar ngritja e një strukture të përgjithshme, që do të ofrojë shërbime. Janë marrë të gjitha masat edhe për të mos pasur konflikt. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve. Projekti do të përmirësojë pamjen e qytetit, ekonominë e gjithë vendit, e mbi të gjitha do të kthejë Shqipërinë në pikën më atraktive turistike", tha Balluku.

Ora 10:48
Balluku në interpelancë: Kur 'Emaar Group' investon në Mali të Zi xhelozohemi, kur vjen te ne akuzojmë! E kuptojmë shqetësimin e PD për cilësinë e diellit

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku e cila ëhstë thirru në interpelancë nga deputeti i PD Ferdinan Xhaferri për Portin e Durrësit tha se në të do të investojë " Emaar Group" njësoj si ka bërë në Malin e Zi. Ajo ka ironizuar edhe Xhaferrin në lidhje me deklaratën e tij të dikurshme "se do të përmirësojë cilësinë e diellit"

"Kur Mohamed Alabbar investon në Malin e ZI ne e kemi xhelozi, kur vjen të investojë të ne kemi akuza pafund. Rivalitizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli për zhvillimin detare dhe do të ndërtohet vizioni që do të ndërlidh funksionet  e ekonomisë dhe turizmit. Janë parashikuar ndërhyrje të thella në Porto Romano pikërisht për këtë zhvillim. Ata që për ju kanë qenë mollë të ndaluar, ne kemi bërë garë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë 14 kompania për projektin e Porto Romanon. Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient", tha Balluku.

Ora 10:27
‘Emar Group s’ka lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit’, Xhaferraj interpelancë me Ballukun: Do t’i kalojë një kompanie me pronarë të dyshimte

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interepelancë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.

‘Sot nuk do të merrem me tenderat korruptive që zhvillohen në këtë zyrë qeveria. Sot do të merrem me Portin e Durrësit. Porti i Durrësit ka përfituar financime dhe kredi nga Banka Botërore, por më 16 prill 2021 Edi Rama vendosi ta nxjerr portin nga boshti perëndimor duke e kthyer në një kompleks vilash. Gjatë prezantimit është shprehur se do të jetë një nga portet më të mëdha dhe do të ketë vlerë 1 mlrd euro dhe do ndërtohet nga ‘Emar Grup’. Jemi informuar se Emar s’ka lidhje me këtë, por një kompani 'Symphony Real Estate', pronarët e të cilës janë të dyshimtë. Balluku të japë shpjegime dhe informacione për këtë projekt. Pse ka mungesë transparence. Bashkë flasim për këtë projekt me një investim 2 mlrd eurosh.’- tha Xhaferraj.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 10/02/2022 18:27

    Jo,gjysma do jene marsiane dhe gjysma nga jupiteri.

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/02/2022 17:26

    Gjysma e të punsuarve do jenë nga serbia sepse kompanit offshor jsnë serbe , të ramës dhe vuçiçit dhe baton stanishiçit

    Përgjigju
    • Arben: 10/02/2022 20:28

      A te marrtë muti shalet a, kaq budalla te jesh?

    • Irëbra: 10/02/2022 18:13

      Po irak po :')

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja