TIRANE- Humbja e kontakteve me të afërmit, largimi në drejtim të paditur apo në rastin më të keq rrëmbimi e më pas trafikimi kanë bërë që në listën e personave me shtetësi shqiptare të deklaruar të humbur të jenë 115 shtetas.
Me këtë listë zyrtare Policia e Shtetit kërkon ndihmë nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve homologe, pasi dyshohet se personat e humbur me shtetësi shqiptare të kenë dalë jashtë kufirit.
Muaji tetor shënon plot dy vjet nga humbja e kontakteve me familjen e Julian Çelës, ndërsa referuar të dhënave të faqes persona të humbur në Interpol janë plot 5 minorenë që rezultojnë në kërkim.
Rasti më i fundit i shtuar në faqen e Interpol për minorenët e humbur janë dy fëmijët e familjes Dumani, pasi e ëma denoncoi se janë dërguar në Siri nëpërmjet bashkëshortit të saj, dhe 6-vjeçarit Majk Bajrami të humbur në qytetin e Kuçovës.
Nga 115 persona me shtetësi shqiptare të humbur dhe në kërkim nga familjarët e Policia e Shtetit, 31 prej tyre janë femra dhe 84 meshkuj.
Burime nga zyra e Interpol Tirana bënë me dije se një pjesë e personave të humbur të cilët rezultojnë pa foto është për shkak se ata kanë humbur kontaktet në vitet '90-'96 me familjen dhe prej asokohe ka qenë e pamundur të gjenden fotot e tyre.
Po i njëjti burim tha për "A1 Report" se aktualisht shifra prej 115 persona në kërkim të publikuar në faqen e Interpol nuk është shifra reale e personave të humbur në Shqipëri, pasi ajo përllogaritet në afro 350 të tillë, por 115 persona dyshohet të kenë dalë jashtë Shqipërisë qoftë dhe duke humbur me dëshirë kontaktet me familjen apo duke u rrëmbyer.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO