Interpol prangos në Ekuador
Rexhepin, shqiptari më i kërkua

Interpol prangos në Ekuador<br />Rexhepin, shqiptari më i kërkua
Tre vite pas arratisjes së bujshme nga një burg i Belgjikës, arrestohet 34-vjeçari Dritan Rexhepi, i cili rezulton të jetë dhe shqiptari më i kërkuar nga Interpol.

Rexhepi akuzohet për një sërë veprash penale nga vrasja e punonjësve të policisë, grabitjet me armë, prostitucion, trafikimi i narkotikëve si dhe drejtim i organizatave kriminale.

Akuzat ndaj Rexhepit në Shqipëri do të ngriheshin për herë të parë në vitin 2006 ku pas një informacioni në rrugë operative policia e arrestoi atë në hollin e Hotel Tiranës me 2 pistoleta pa leje.

Pas hetimeve të bëra 8 vite më parë, rezultoi se Dritan Rexhepi një djalë i ri vlonjat dhe student i Juridikut në Tiranë të ishte pjesë e një rrjeti të vrasësve me pagesë dhe të kish ekzekutuar dy punonjës policie në 1999 në komisariatin e Fushë Krujës.

E pas këtyre ngjarjeve do të nisnin dhe arratisjet e bujshme të Rexhepit, ku pas largimit për në Itali ku dhe atje do të ushtronte aktivitet kriminal pas arrestimit për shkeljeve të ligjeve do të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Pavia.

Në Korrikun vitit 2011, Dritan Rexhepi do të arrestohej për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona. Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. 

Sërish Rexhepi arriti të arratisej nga burgjet e Spanjës, për t’u ndaluar në Belgjikë ku dhe aty për të tretën herë do të linte pa fjalë gardianët e burgjeve evropiane për t’ia hedhur prangave e për tu arratisur.

E thuajse pas një dekade arrati dhe i kërkuar nga Spanja, Italia, Anglia dhe Shqipëria, ai kapet në një operacion antidrogë në Ekuador ndërsa Interpol ka investuar plot dy muaj kohë për të bërë identifikimin e shqiptarit, pasi jo vetëm ishte transformuar nga fotot e fundit në 2011, por kish ndryshuar dhe identitetin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…Tik-Toku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…Tik-Toku, jo krizë politike