Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, bënë me dije se "ditën e djeshme, datë 13.08.2014, u ekstradua nga Italia në drejtim të Shqipërisë, shtetasi Alfred Preçi, vjeç 32 nga Fushë-Milot, Kurbin".
Po ashtu, njoftohet në njoftim pë mediat se "Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendim datë 22.01.2010, e ka dënuar me 9 vjet burgim shtetasin Alfred Preçi, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga neni 76 dhe 278/2 Kodi Penal".
I ekstraduari Alfred Preçi, më datë 23.02.2009, në fshatin Fushe-Milot, Kurbin qarku Lezhë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Eriton L..Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana, me Interpol Romën, më datën 18.06.2014, u bë i mundur arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Alfred Preçi. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./ATSH/
/Shqiptarja.com