TIRANE - Interpol Tirana ka kryer sot, ekstradimin nga Milano, Itali, drejt vendit tonë të një të dënuari për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, të quajtur Altin Eqerem Muça, 36 vjeç, lindur në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë, i ekstraduari Altin Muça ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 412 të datës 08.06.2000, e ka dënuar me 20 vjet heqe lirie për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.
Shtetasi Altin Muça, më datë 13.01.2000, rreth ores 13.45’, në fshatin Farkë, Tiranë, duke përdorur forcën dhe nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Menjëherë pas kryerjes së krimit ky shtetas është larguar nga vendi ynë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 26.11.2012, në Milano, Itali, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Altin Muça. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com