/ATSH-AFP/ - Interpoli kërkoi sot arrestimin e menjëhershëm të miliarderit rus, Sergei Pugaçev, pronar i shumë aseteve jashtë Rusisë, përfshirë kompaninë e njohur franceze të pijeve dhe ëmbëlsirave "Hediard" si dhe ish-pronar i gazetës "France Soir", njoftoi në faqen e tij të internetit organizmi i policisë ndërkombëtare.
Oligarku rus, shumë pranë Kremlinit kohë më parë dhe tani në ekzil në Londër, ka qenë në listën e zezë të Interpolit.
Ai akuzohet për devijim fondesh si edhe për pastrim parash.
Sipas ligjit rus, ai rrezikon deri në 10 vite burg.
/Shqiptarja.com