TIRANE- Pasi ka mbyllur një sezon artistik, siç thotë ai me “një kalendar të gjallë”, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, zbulon për “Shqiptarja.com” kalendarin e ri artistik që do të nis në shtator. I prirur për të sjellë të gjitha llojet e arteve pamore për publikun, sezonit artistik që po shkon i vë pikën mbi “i”, me një ekspozitë me video. Bëhet fjalë për ekspozitën “Strategji dhe Taktika/Ekspozitë e videoartit sllovak”, që u çel më 30 korrik dhe do të rrijë e hapur deri më 30 gusht.
Duke iu kthyer retrospektivës së përmbushjes së kalendarit artistik, Artan Shabani e quan domosdoshmëri sjelljen e një ekspozite kryesisht me video, por pa e menduar si një kundërvënie ndaj pikturës tradicionale, përkundrazi: piktura tradicionale gjatë këtij sezoni artistik është rikthyer me të gjitha vlerat e saj në Galerinë Kombëtare. “Para kësaj ekspozite ne kishim dy ekspozita të pikturës tradicionale si Sali Shijakun e Sofia Zengon dhe ka pasur një prezencë shumë të dukshme nga turistët”, shprehet drejtori i GKA-së, Shabani.
/Shqiptarja.com