Intervista/ Aurel Plasari: Ja
si po na ndajnë nga Europa

Intervista/ Aurel Plasari: Ja<br />si po na ndajnë nga Europa
TIRANE- Për studiuesin Aurel Plasari, është e gabuar të thuhet se ca i përkasin Ballkanit dhe të tjerët Europës, kur vetë Ballkani gjeografikisht i përket Europës. A thotë kush Apeninet dhe Europa apo Gadishulli Iberik dhe Europa...?! Pse duhet thënë Ballkani dhe Europa, shtron pyetjen Plasari. Përgjigjet dhe argumentet e kësaj polemike i gjejmë tek libri “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, që u promovua dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Libri, pas kërkimeve disavjeçare hedh dritë mbi pozicionin e Arbërisë në raport me kontinentin europian gjatë luftërave antiturke të udhëhequra nga Skënderbeu, si dhe në periudhën pas tyre. Kjo qëndresë nën drejtimin e Gjergj Kastriotit konsiderohet edhe si një mbrojtje ndaj krishtërimit. Plasari i referohet figurës së njohur të humanizmit, Enea Silvio Piccolomini-t, i cili ka aktualizuar konceptin e Europës me veprën “De Europa”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604