Intervista/ Besim Lame: Si e
gjetëm trupin e Ajshe Vatës 

TIRANE- Besim Lame është punonjës i hekurudhës me funksionin roje kalese, ndërsa punën e ka fare pranë vilës së Muhamet Vatës, babait të Aishe Vatës. Mëngjesin e djeshëm ai ka shkuar si çdo ditë normalisht në punë por krejt papritur ai është bërë njeriu që ka informuar i pari policët në lidhje me krimin makabër të ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit dhe një ndër njerëzit e parë që ka marrë vesh atë që kishte ndodhur.

Zoti Lame në ç'rrethana e keni njoftuar policinë në lidhje me trupin e gjetur këtu në Xhafzotaj?

Unë punoj këtu roje te hekurudha në kalesë. Sot(dje) në mëngjes ndërsa po rrija këtu te kabina shof që po vinte me vrap drejt meje Sabri Balla veti i dytë sëbashku me një njeriun e vetë. Më thirri në emër sepse unë e njof Besim Ballën dhe më tha t'a ndihmoja se nuk kishte telefon. I thashë çfarë ka ndodhur dhe në këtë moment më tregoi se në tokën e tij bujqësore kur kishte shkuar kishte gjetur trupin e një femre me kokën e prerë. Më tha që të merrja menjëherë policinë dhe numrin 129. Menjëherë me telefonin tim kam marrë policinë dhe u tregova atë që më tha Sabriu. Policia ka ardhur menjëherë te unë këtu te kabina te kalesa e hekurudhës dhe më pas Sabriu i ka shoqëruar për te toka e tij.


Sabriu është fqinj i familjes Vata?

Jo, Sabriu ka tokën në pronësi anës hekurudhës dhe toka e Sabriut është nja 500 metra larg shtëpisë së Muhamet Vatës. Sabriu vetë jeton në "4 rrugët e Shijakut" por vjen herë pas here te tokat e veta.

Juve u pyetët nga policia?

Jo unë nuk jam pyetur por Sabriun kanë pyetur në fillim këtu në Xhafzotaj në lidhje me rrethanat se si e kishte gjetur trupin. Sabriu është i moshuar dhe ka qenë shumë i tronditur.

Kur e morët vesh se trupi ishte i Ajshe Vatës?

E mora vesh se erdhi dhe ma tha një banor këtu afër.

Sa ishte ora kur mësove se trupi ishte i Aishe Vatës?

Ka qenë jo më shumë se gjysmë ore pasi policia shkoi te arra ku ishte trupi i gjetur nga Sabriu. Ka ardhur një fqinj i Muhametit dhe ma tha se Muhameti i kishte thënë se çupën ja kishin vrarë, pastaj pamë dhe shumë makina policie që u mblodhën te vila e tij aty te shtëpia. Më vonë policia i mori të gjithë antarët e familjes dhe i çoi në Durrës se do i pyesin.

E njeh personalisht Muhametin?
Po e njoh se unë kam vite këtu që punoj për hekurudhën dhe ai ka servisin e makinave pak më lart. Përshendeteshim dhe flisnim shpesh me njëri tjetrin.

Po Ajshen e njihje?
Vetëm si fytyrë dhe që ishte goca e Muhametit. Ka qenë një vajzë që ishte veç shkollë dhe shtëpi. Muhameti çdo mëngjes e shoqëronte vetë me makinë deri te furgonat që niseshin për në medresenë e Durrësit. Ishte vajzë e urtë shumë.

Ka patur konflikte familja apo ndonjë hasmëri të trashëguar?
Nuk di të kenë patur asnjë lloj konflikti ata. Nëse do kishin hasmëri do e dinim. Muhameti ka qenë njeri shumë familjar dhe shumë punëtor. Në vitin 2006 i ka vdekur bashkëshortja e parë dhe ka vuajtur shumë me të pasi kishte një sëmundje të keqe. E çoi edhe në Turqi për ta kuruar por nuk mundi dot të jetonte. Muhamet Vata ka qenë një ndër njjerëzit më model në këtë pellgun këtu, përgjithësisht në këtë zonë njerëzit janë shumë paqësorë dhe në punë të tyre por Muhameti ka qenë i matur, puntor dhe i respektuar më shumë se të tjerët.

(Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit