Intervista/ Biçoku: Projekti i
Fullanit shkatërroi Hotel Dajtin

Intervista/ Biçoku: Projekti i<br />Fullanit shkatërroi Hotel Dajtin
Është kthyer tashmë në një debat publik. Çfarë po ndodh me Hotel Dajtin? Hoteli është projektuar në vitin 1939 nga arkitektët italianë më të mirë të kohës dhe ka përfunduar në vitin 1942. Për shumë kohë ka qenë hoteli me modern i Ballkanit, duke përfaqësuar ndërtimin arkitekturor më interesant në Tiranë. Po çfarë po ndodh me këtë objekt me rëndësi të madhe kulturore. Kujtojmë se në maj të 2010-s u fol për blerje nga Banka e Shtetit Shqiptar për 30 milion euro, gjë që u vërtetua pak më pas. Tashmë, Banka e Shtetit kërkon ta kthejë këtë vepër historike në zyrat e saj administrative.

Arkitekt Arben Biçoku, nënkryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, dhe një nga anëtarët e Forumit të Mbrotjes së Trashëgimise Kulturore është një nga zërat në mbrotje të Hotel Dajtit, së bashku me arkitektin Artan Shkreli, restauratorin Pirro Thomo, restauratorin Emin Riza, arkitektin Maksim Mitrojorgji, arkeologen Etleva Nallbani, etj...

Arben Biçoku flet në gazetën “Shqiptarja.com” për rrezikun që i kanoset këtij Monumeti të Kulturës nga ndryshimi i destionacinit dhe arkitekturës. Biçoku deklaron se forcat në mbrotje të Hotel Dajtit janë më tepër sesa njerëzit e Forumit për Mbrotjen e Trashëgimisë. Për mbrojtjen e autenticitetit të tij është Shoqata e Arkitektëve dhe një pjesë e madhe e restauratorëve me eksperiencë të Shqipërisë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit